AstraZeneca përgënjeshtron Reuters: Sjellim 180 milionë doza deri në qershor

AstraZeneca konfirmoi të martën në darkë se do të furnizojë me 180 milion doza të vaksinës Covid19 BE-në në tremujorin e dytë të vitit.

Njoftimi i kompanisë erdhi pas botimit nga Reuters të një raporti ku shkruhej se Astra Zeneca nuk mund të furnizojë BE-në me dozat e premtuara të vaksinës.

Sipas raportit AstraZeneca mund të prodhonte vetëm 90 milionë doza, pra gjysmën e sasisë së premtuar.

Kompania ka një marrëveshje me BE-në për furnizimin me 300 milion doza vaksine deri në fund të qershorit.

Kompania parashikoi se mund të siguronte 30 milion doza në 2020, 90 milion në tremujorin e parë të 2021 dhe 180 milion në të dytin.

“Në këtë fazë AstraZeneca po punon për të rritur produktivitetin në furnizimin e B-së dhe për të vazhduar shpërndarjen e 180 milion dozave në BE në tremujorin e dytë,” tha një zëdhënës i kompanisë të marten.

Check Also

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë e dëbon dhjetë diplomatë

Presidenti i SHBA-së Biden nënshkroi një dekret të enjten duke vendosur sanksione të reja ndaj …

Greqia merr dozat e para të vaksinës Johnson&Johnson

Greqia do të marrë dozat e para të vaksinës Johnson & Johnson të mërkurën dhe …

“Terrorizëm bërthamor” – Irani raporton për një sulm në impiantin e Natanz një ditë pasi filloi pasurimi i uraniumit

Impianti bërthamor i Natanz i Iranit u godit nga një sulm ‘terrorist’ të dielën, tha …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *