Qëndrimi për taksën ndaj Serbisë i Albin Kurtit duket se nuk ka përmbushur pritshmëritë e amerikanëve.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një reagim pas vendimit të kreut të Qeverisë, Albin Kurti, thotë se pozicioni i SHBA-së është i qartë, tarifa duhet të largohet tërësisht.
Sipas tij, Kurti me këtë vendim ka bërë një gabim shumë serioz.
“Ne nuk e mbështesim heqjen e taksës pjesërisht nga kryeministri Albin Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të largohet plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz”, ka shkruar Grenell.
Të enjten Kurti njoftoi se më 15 mars taksa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës do të largohet pjesërisht dhe nëse nuk ka një reagim pozitiv nga Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor.