Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të heqë tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe më 15 mars.
Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se taksa do të hiqet më 15 mars të këtij viti, me kushtin që Serbia të heq dorë nga fushata për ç’njohjet e Kosovës.
Kurti ka theksuar se taksa do të hiqet për një periudhë 90 ditore.