809 të vdekur në 24 orët e fundit në Spanjë, rekord viktimash në Francë

809 persona humbën jetën dhe 7026 të tjerë rezultuan të prekur nga Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë. Numri total i viktimave është 11744, ndërsa rastet janë mbi 124700, duke tejkaluar Italinë.

Edhe pse shifrat janë të zymta, në Spanjë ka shpresa se pandemia po stabilizohet. Kjo është dita e dytë radhazi që bilanci i viktimave ulet, dhe është hera e parë në 3 ditë që numri i të vdekurve bie nën 900. Edhe numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se të premten. Të dhënat duket se mbështesin deklaratën e ministrit spanjoll të shëndetësisë, të bërë më herët gjatë javës, se pandemia në vend po arrin pikun. Spanjollët po qëndrojnë të mbyllur prej 3 javësh, ndërsa lejohen vetëm lëvizjet e domosdoshme. Kryeministri Pedro Sanchez pritet të zgjerojë izolimin edhe për 2 javë të tjera, të paktën deri në 26 prill.

Tragjike edhe shifrat që vijnë nga Franca. Numri i viktimave të reja arriti një rekord të ri, prej 588 personash ndërsa totali është mbi 6500. Mbi 64 mijë persona janë prekur nga covid-19 në Francë. Në Austri situata duket më e qëndrueshme, me vetëm 400 raste të reja në krahasim me një ditë më herët. Rastet janë mbi 11 mijë ndërsa numri total i viktimave 148. Të dhënat duken shpresëdhënëse për një vend, qe ndërmori ndër të parët masa të forta kufizuese.

Belgjika raporton 1422 të infektuar të rinj dhe 132 viktima në 24 orë. Totali është 16770 të prekur dhe 1143 të vdekur.

Check Also

Agjencia Europiane e Barnave kritikon Britaninë: Shpejtësia për vaksinën, politike

Agjencia Europiane e barnave ka kritikuar autorizimin e shpejtë të vaksinës Pfizer / BioNTech në …

5 të vdekur dhe disa të plagosur, një makinë hyn mes këmbësorëve

Të paktën 5 persona u vranë , përfshirë një fëmijë 9-muaj, dhe disa të tjerë …

Britania autorizon vaksinën e Pfizer, vendi i parë në botë

Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që zyrtarizon një vaksinë anti-Covid për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *