756 viktima nga koronavirusi në Itali në 24 orët e fundit

756 persona raportohet të kenë humbur jetën në 24 orët e fundit në Itali, duke rënduar edhe më shumë bilancin e viktimave, që rritet kështu në 10799.

Shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli, tha se numri total i rasteve me koronavirus në Itali është 73880, 3851 të shtuar vetëm në 24 orët e fundit, prej të cilëve 3926 në terapi intensive. Borrelli tha gjithashtu se numri total i të shëruarve nga Covid-19 ka shkuar në 13030, prej tyre 646 në 24 orët e fundit.

Shifra vërtet tronditëse për vendin fqinj, që duket se e ka të vështirë të dalë nga kriza shëndetësore, që ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

Gjatë fjalës së tij të përditshme për mediat, Borrelli falënderoi gjithashtu Gjermaninë, që ka marrë një numër të prekurish për t’u kuruar në spitalet e veta, por edhe Shqipërinë, për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve për të ndihmuar në zonat që kanë më shumë nevojë.

Check Also

Zanafilla e inceneratorëve: Emergjenca mjedisore u shpall pa bazë ligjore

Në fillim të shkurtit 2014, pesë zëvendësministra të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama …

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Ballkani i Hapur? Rama: Do të presim e shohim reagimin e Serbisë

Shqipëria nuk ka pse të ndjehet e rrezikuar nga agresoni rus në Ukrainë, ndërsa vendi, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *