20 miliardë euro kundër virusit! Masat e qeverisë italiane

Qeveria e Italisë ka përgatitur planin për të përballuar emergjencën e koronavirusit. Drafti parashikon masa që kapin shifrën e mbi 20 miliardë eurove.

Mes këtyre, 100 euro bonus për marsin do të kenë punonjësit publikë e privatë që kanë vazhduar punën nga zyrat. Çmimi vlen për ata që nuk fitojnë më shumë se 40 mijë euro në vit. Parashikohen masa edhe për familjet, shëndetësinë dhe sipërmarrjet. Do të ketë leje të zgjatura për prindërit me fëmijë nën 12 vjec që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, prej mbylljes së shkollave.

Do t’i jepet një shtysë prodhimit të maskave. Maska dhe doreza do t’u shpërndahen me shumicë punonjësve; parashikohet dhe fond i posaçëm për punonjësit që janë dëmtuar nga koronavirusi, ndërsa dekreti lejon që prefektët të mund të përdorin dhe hotelet për strehimin e personave që duhen vendosur në karantinë. Italia njoftoi të dielën një numër rekord vdekjesh brenda një ditë dhe autoritetet paralajmëruan për mungesë shtretërish e pajisjesh për frymëmarrje artificiale në spitale në vendin që tashmë është shdërruar në epiqendrën evropiane të pandemisë së koronavirusit.

Sipas të dhënave zyrtare numri i të vdekurve nga virusi u rrit me 368 duke shkuar në 1.809, ose më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të regjistruara jashtë Kinës.Vatikani ndërmori hapin drastik të anulimit të festimeve me rastin e Pashkëve, të planifikuara të fillonin më 5 prill, ndërsa vendi me 60 milionë banorë vazhdon të jetë në një krizë së cilës nuk i dihet fundi. Rajoni i Lombardisë është më i goditur në vend me 1,218 vdekje si pasojë e COVID-19 gjatë tre javëve të fundit, më shumë sesa e pjesa tjetër e Europës e marrë së bashku.

Check Also

Princi Andrew do të përballet në gjyq për sulm seksual

Një gjykatë federale në Nju Jork hodhi poshtë mocion për të rrëzuar padinë kundër Princit …

Dorëheqja e Zoran Zaev, Maqedonia e Veriut drejt formimit të Qeverisë së re

Dimitar Kovaçevski, të mërkurën, më 29 dhjetor, pritet edhe zyrtarisht të mandatohet si kryeministri i …

Mijëra fluturime anulohen për Krishtlindje në mbarë botën

Të paktën 4,500 fluturime janë anuluar dhe 10,000 të tjera kanë pasur vonesa të konsiderueshme …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *