ZYRTARE: Babë e bir, erdhën nga Italia. Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar zyrtarisht dy rastet e para në Shqipëri, të personave të infektuar nga koronavirusi.

Ministria bën të ditur se pacientët janë babë e bir, të cilët kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë.

Ministria thotë se po kryen “marrjen e mostrave të kontakteve” dmth të personave me të cilët ata kanë patur të bëjnë gjatë rrugës.

Sipas njoftimit zyrtar “dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale”

Pjesë nga njoftimi:

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra.”- thekson Ministria e Shëndetësisë.

Check Also

Shpërndarja e mandateve të deputetëve, Tirana i merr dy Dibrës dhe Gjirokastrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur projektvendimin për shpërndarjen e mandateve në 12 qarqet e …

Përfundon faza e tretë e BKH-së

35 kandidatë dorëzojnë formularin e pasurisë Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për …

Policët e policëve, pr/ligji shkrin SHÇBA, krijohet super-agjencia në dorë të Ministrit të Brendshëm

Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik projektligjin për krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *