Zbarkojnë blindat në rrugë, ushtria kundër të pabindurve

Shqiptarët e pabindur ndaj masave dhe apeleve të qeverisë për të mos thyer fashat e oraret si dhe rregullat e daljes në rrugë, kanë detyruar qeverinë të rrisë kontrollin nëpër rrugët e Tiranës, duke futur në patrullim ushtrinë me mjetet e saj të rënda, autoblindat. Pasditen e së premtes, Forcat e Armatosura të ushtrisë kanë zbritur në çdo lagje të Tiranës për të monitoruar në bashkëpunim me policinë e shtetit respektimin e rregullave të situatës COVID-19 nga qytetarët. Për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura, tashmë të bëra publike, do të veprohet përmes masave administrative, pra gjobave. Autokolonat me makinat e ushtrisë risjellin imazhet e një kohe lufte, por që në fakt kësaj here duket se janë vënë përballë një armiku të padukshëm, koronavirusit.

“Në funksion të rritjes dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të respektuar rregullat e vendosura së fundmi për situtën e Covid-19 dhe në funksion të mbrojtjes së shëndetit për cdo qytetar sidomos gjatë fashave orare të përcaktuara Forcat e Armatosura kanë përforcuar praninë e tyre në terren në mbështetje të Policisë së Shtetit. Blindat janë pjesë e Forcës Tokësore, të pajisura me forcat ushtarake tokësore dhe kanë zbritur në çdo lagje të Tiranës të ndarë në 5 zona të ndryshme për të mbështetur Policinë e Shtetit dhe për të disiplinuar të gjithë ata qytetarë që nuk respektojnë fashat e orareve dhe që krijojnë rrezikshmëri për shëndetin e atyre qytetarëve që respektojnë këto fasha”, shprehet Albana Qehajaj, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ajo thekson më tej se “forcat e armatosura do të jenë prezent çdo ditë nga mëngjesi i hershëm deri pasdite vonë me funksion të ndërgjegjësimit të qytetarëve për rregullat e vendosura nga data 9 mars deri sot”.
Në çdo rrugë të Tiranës, patrullat ushtarake herëpashere me anë të autoparlantëve u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdeseshshëm dhe të respektojnë rregullat e vendosura, si mbajtja e distancës nga njëri-tjetri, respektimi i radhëve dhe mbi të gjitha të mos shkelin oraret e shtetrrethimit të vendosur.

Qeveria ka vendosur dy fasha liridaljeve për qytetarët. Në kushtet kur ndërgjegjësimi nga një pjesë e qytetarëve mungoi dhe as gjobat nuk i trembën, ushtria duket se ka qenë alternativa e fundit e ashpërsimit të masave, të paktën për momentin. Forcat e ushtrisë do të jenë në terren cdo ditë nga orët e para të mëngjesit kur nis fasha e parë e orarit në 06:00 deri në 10:00 dhe në 16:00-18:00. Në çdo pikë kryesore si në Laprakë, në zonën e Freskut dhe në qendër të Tiranës, gjenden edhe patrullat me blinda të ushtrisë. Sipas zëdhënëses së Ministrisë, ato janë ngritur në 5 pika, por do të jenë njëkohësisht në lëvizje.

Qeveria ka vendosur dy fasha liridaljeve për qytetarët. Në kushtet kur ndërgjegjësimi nga një pjesë e qytetarëve mungoi dhe as gjobat nuk i trembën, ushtria duket se ka qenë alternativa e fundit e ashpërsimit të masave, të paktën për momentin. Forcat e ushtrisë do të jenë në terren cdo ditë nga orët e para të mëngjesit kur nis fasha e parë e orarit në 06:00 deri në 10:00 dhe në 16:00-18:00. Në çdo pikë kryesore si në Laprakë, në zonën e Freskut dhe në qendër të Tiranës, gjenden edhe patrullat me blinda të ushtrisë. Sipas zëdhënëses së Ministrisë, ato janë ngritur në 5 pika, por do të jenë njëkohësisht në lëvizje.

“Në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do të gjeni efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar të gjithë bashkë, ju dhe ne, zbatimin e padiskutueshëm të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira. Këta djem që shikoni në foto kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dinë: DISIPLINIMIN”, do të shkruante në rrjetet sociale, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Trupat ushtarake u angazhuan fillimisht në patrullimin për ruajtjen e personave që kishin ardhur nga zonat e infektuara të Italisë, për të siguruar që ata nuk do të thyenin vetkarantimin. Me Policinë e Shtetit në këtë operacion u angazhua edhe policia ushtarake.

Ushtria përdoret sipas rregullit vetëm për gjendjen e jashtëzakonshme. Në situata të tilla veprohet vetëm kur Parlamenti e merr një vendim të tillë. Aktualisht Shqipëria është në një gjendje emergjence të pjesshme, për shkak të pasojave të shkaktuara nga tërmeti. Vendimi i Qeverisë prek vetëm Tiranën e Durrësin. Kryeqyteti shqiptar ka numrin më të lartë të prekurve dhe kjo duket se ka ndikuar që në patrullimin e zonave dhe të lagjeve të pëfshihet edhe ushtria. Nuk ka ende një njoftim nëse ushtria do të zgjerojë fushën e veprimit dhe të patrullimit dhe në qytetet e tjera.

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *