Ylli Ndroqi trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu/ Dokumentet e gjendjes civile

E shkuara nuk blihet dhe këtë nuk e ka bërë dot asnjë trafikant droge. Ndoshta pas një krimi kryen dëninim dhe më pas quhesh qytetar i lirë, por pikëpyetjet lindin kur më pas trafikanti kthehet në biznesmen apo ngre dhe perandori mediatike për të mbrojtur lëkurën e tij.

Krimi në politikë, krimi në biznes, por trafikantët e drogës janë edhe në media.

Rasti më tipik është Ylli Ndroqi, pronari i Ora News. Ky i fundit me përplasje dhe presione ka mundur të zhdukë publikisht çdo gjurmë se ka qenë një trafikant i dënuar për drogë në Turqi. Shumë nga bashkëpunëtorët e tij e mohojnë historinë e tij, e quajnë një përrallë të stisur.

Pikërisht kjo “përrallë” akuzat e shpeshta publike që zhduken dhe beteja për të dalë hero në publik na çuan në një investigim të plotë të këtij personazhi.

Dokumenti i gjendjes civile u shkatërrua

CNA.al ka siguruar dokumentet ekskluzive nga njësia bashkiake nr. 2 në Tiranë, por edhe të dhëna nga Drejtoria e Gjendjes Civile në Shqipëri.

Dokumentet e mëposhtme tregojnë se regjistri i të dhënave familjare në njësinë dy është shkatërruar. Sipas fotos të mëposhtme në kjo ka ndodhur në 20 tetor të vitit 2006, ku punonjëset e zyrës kanë mbajtur dhe një proces verbal. Boja mbi regjistër duket qartë që më shumë se “aksident”, duket si boje e derdhur dhe e fshirë mbi dokument.

Lorena Mitre, si përgjegjëse e zyrës, Majlinda Kurti, Polikseni Gjika, Zamira Maci, Ilira Mërtiri në prani të përgjegjëses të Burimeve Njerëzore Alketa Shuli, kanë firmosur një procesverbal ku shkruajnë se në rregjistër është derdhur bojë dhe të dhënat janë transferuar.

Po të shikosh me kujdes dokumentin rezulton se e gjithë familja e zotit Ylli Ndroqi e ka mbiemrin Pasmaçiu, nga bashkëshortja tek njëri nga fëmijët.

Pronari mediatik Ylli Ndroqi ka tjetër mbiemër nga familja e tij. Këtë e vërteton ky dokument. Por këto të dhëna të gjendjes civile nuk janë vetëm tek njësia bashkiake nr.2, aksident apo vepër penale për të fshirë disa të dhëna kjo nuk është hetuar kurrë.

Rregjistri Kombëtar i Gjendjes Civile

Por pikërisht ky dokument na çoi më thellë në investigim. Burime zyrtare konfidenciale nga Drejtoria ne Gjendjes Civile i thanë CNA.al se të dhënat për ndryshimet e emrit dhe mbiemrit të shtetasit Ylli Ndroqi janë në rregjistrin kombëtar dhe figurojnë të plota edhe në disa institucione të tjera.

I njëti burim theksoi se shtetasi Ylli Ndroqi ka ndryshuar në vite emrin e vendosur nga prindërit dhe mbiemrin e tij të trashëguar.

Në 30 prill të vitit 1993, fillimisht është ndryshuar mbiemri nga Pasmaçiu në Ndroqi duke marrë mbiemrin e fshatit të tij. Po në këtë regjistër figuron se në datën 23 janar të vitit 1997, është ndryshuar dhe emrin nga Xhemail në Ylli.

Dokumenti i mesipërm dhe të dhënat nga gjendja civile vërtetojnë se  Ylli ndorqi pronari i RTV Ora News, është një person me identitete të ndryshuara.

Nga të dhënat që dalin nga gazeta turke Hyrriet, rezulton se shtetasi Xhemalil Pasmaçiu është një person i arrestuar dhe dënuar për trafik droge në Turqi. (kliko këtu)

Ish trafikant me liçensa publike

Pra pronari i një televizioni është një ish-trafikant i dënuar. Ai mund ta këtë shlyer denimin dhe ndoshta është rehabilituar, por a duhet të mbajë licensa dhe të ushtrojë aktivitet në media një trafikant i dënuar i cili mban licensa dhe frekuenca në pronësi e publikut?

Të dhënat tregojë qartë që kemi të bëjmë me një trafikat ndroge të denuar me identitet të ndryshuar. Zoti Ndroqi dhe bashkëpunëtorët e tij e quajnë prej kohësh përrallë historinë e drogës në Turqi dhe të dhënat e ndryshuara. Sot ja ku janë faktet konkrete.

E vërteta nuk vdes kurrë

Nuk presim që të dorëzohet dhe të dalë publikisht të pranojë që po unë jam Xhemaili, as të tregojë historitë e Milanos me avokat një nga njerëzit më të rëndësishëm pranë Ramës, ato që tregon si filma aksion në tavolina. Shkrimet tona do të vijojnë derisa ai ta pranojë publikisht të vërtetën dhe bashkë me të edhe ata që i mbajnë iso.

Nuk presim as të largohen prej tij palaçot që mban vërdallë, ti bëjnë avokatinë. Por të vërtetën duhet që ta mësojnë edhe ata që nuk e dinë dhe mos bëjnë moral në publik pasi duken si kllounat e oborrit të një ish trafikanti.

Xhemail Pasmaçiu do mbrohet sigurisht, do e quajë sulm politik nga qeveria nga Rama nga Veliaj, do kërkojë të mbrohet si opozitar.

Por e vërteta ska ngjyra politike është një dhe vetëm një. A mund të jetë opozitar dhe avokat i saj publikisht një i dënuar se trafikant drogë? Kjo i përket disa temave të tjera ./ CNA.al

Check Also

“Korrupsioni është kancer”, paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar …

Gruaja e ish-deputetit që u ekzekutua nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Dyshimet se vrasja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka mund të ketë ndodhur për shkak të …

Negociatat, pse nuk ndodhin para prillit 2022

Nën shqetësimet e përhapjes së pandemisë, vendet e Bashkimit Europian po diskutojnë pak, ose aspak …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *