Viktima e parë e koronavirusit në Shqipëri, mbesa e viktimës tregon të vërtetën që nis në Itali

Mbesa e viktimës së parë nga COVID-19, 73-vjeçares që ndërroi jetën në spitalin e Durrësit pak ditë më parë, ka rrëfyer të gjithë atë që ka ndodhur me itinerarin e të moshuarës. Me anë të një letre, drejtuar gazetares Fatma Haxhaliu, e cila e ka publikuar në rrjetet sociale, ajo thotë se “Zoti na sprovoi me humbjen e njeriut tonë të dashur e ne po mundohemi të mbështetemi në Zot që me durim të mirë ta kalojmë këtë situatë”.

Mbesa tregon se mamaja e saj, ia ka treguar të gjithë kartelën e gjyshes, doktoreshës, ku përfshiheshin edhe të dhënat se ka qenë e shtruar në Itali. Ajo sqaron se viktima nuk ua ka fshehur mjekëve historinë e udhëtimit, dhe shton se ka qenë e ëma që ka kërkuar të bëheshin analizat e COVID-19, ndërsa doktoresha e ka refuzuar duke u thënë se nuk ka shenja klinike.

Letra e plotë:

Fatma po ju shkruaj për rastin e viktimës nga koronavirus në Durrës dhe ndoshta ndërgjegjësohemi ne si popull për të kuptuar se jo çdo gjë që na shitet si lajm është e vërtetë. Ndoshta dikur do arrijmë të kuptojmë se për të bërë një lajm duhet së pari të pyesë personat përgjegjës për atë lajm se si qëndron e vërteta.

Zoti na sprovoi me humbjen e njeriut tonë të dashur e ne po mundohemi të mbështetemi në Zot që me durim të mirë ta kalojmë këtë situatë. Por janë këto lajme që njerëz pa pikën e përgjegjësisë nxjerrin për LIKE a për ku e di çfare që s’po na lënë rehat as në këto momente të tilla.

Nëna në shtëpine time në Itali, ku u diagnostikua me pulmonit dhe ndenji e shtruar për 6 ditë pati shumë përmirësim dhe pasi u kalua nga antibiotik venoz në antibiotik tablet u nxor nga spitali dhe u la një periudhe kohore 10 ditore për të parë si vijonte gjendja dhe çfare ilaçesh duheshin ndryshuar.

U kthye në Shqiperi për shkak se atje ka banesën e saj në Durrës dhe donte të ishte atje për rikontroll pasi e ndjente veten më mirë. Në rikontrollin që bëri tek pneumologia në Durrës pas grafisë e kontrollit u vu re se nëna ishte akoma në gjendje të rënduar.

Doktoreshes i paraqiti ime ëmë të gjithë kartelën e saj që pati kur ishte e shtruar këtu në Itali. Ku përfshinte çdo gjë që ishte bërë atje nga mjekimet e deri tek analizat. Pneumologia i tha që të nesërmen duhej të merrte një leter tek mjeku familjes dhe duhej shtruar urgjent.

Sipas doktoreshës edhe pse një trajtim shumë i mirë në Itali (kjo do të thotë që absolutisht fakti që nëna ka qenë në Itali nuk është fsheshur) nëna sërish pas 10 ditëve nuk kishte në gjendje të mirë shëndetësore. Një ditë më pas u shtrua në spital dhe gjendja vetëm sa po rëndohej dita ditës.

Ime më i ka kërkuar vetë doktoreshës një tampon për koronavirus për nënën, duke parë situatën që po përkeqësohej pa arsye, tampon ky që u refuzua nga doktoresha me justifikimin që ajo nuk ka shenja klinike.

Vetëm ditën e fundit familjaret e mi e marrin vesh nga tv që nena del pozitive dhe më e rënda akoma e marrim vesh nga tv sërish që nëna ndërroi jetë. Zoti mos na provoftë kurrë me një sprovë të tillë.

Falë Zotit familjaret e mi të gjithë, mjekë e infermierë kane dalë negativë, e çuditshme por elhamdulilah e vërtetë. E çuditshme për vetë faktin se si ka mundësi që një virus i tillë brenda këtyre ditëve të mos i transmetohet askujt… Ndërkohe që vetëm sot doli që një mjek i spitalit të Durrësit paska dalë pozitiv, ndërkohë që nëna si mjeke kryesore për të ka pasur pneumologen, e cila është negative nga ky virus.

Deri më tani, në media është raportuar se e moshuara që ndërroi jetë në Durrës nuk iu ka treguar mjekëve se kishte udhëtuar në Itali. Ajo u kthye më 1 mars, në një avion ku ndodhej edhe një nga personat e infektuar në Fier. Pas kthimit, ajo u shtrua në Spitalin e Durrësit, e 5 ditë më vonë, rezultoi pozitive me COVID-19.

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *