Ushtria del në rrugë, në shënjestër “kapja” e të kthyerve nga Italia e Greqia

Prej kësaj të mërkure, ushtria i është bashkuar Policisë së Shtetit si ndihmë në misionin për të ndjekur në terren zbatimin e masave kufizuese të vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Sot del në rrugë një formacion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të ndalojnë dhe verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Italia dhe Greqia në 14 ditët e fundit, të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia për 14 ditë nga ardhja e tyre”, deklaroi Rama,.

Për të gjithë shkelësit e këtij urdhri, Kryeministri njoftoi penalitetin.

“Kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë dhe do të ndalohet të largohet nesër pas ikjes së epidemisë nëse nuk do të ketë paguar gjobën”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga të gjithë qytetarët disiplinë, përgjegjshmëri dhe vetëngujim për të përballuar përhapjen e koronavirusit në vend.

“Korona sprapset vetëm më disiplinë dhe përgjegjshmëri. Të gjithë ata që nuk duhet të dalin për nevoja të domosdoshme të mos dalin nga shtëpia. Zbatoni këshillat e autoriteteve shëndetësore, sa më të disiplinuar të jemi sot, sa më shumë të shtrëngohemi sot me këto masa, aq më pak telashe do të kemi nesër. Të vetërrethohemi për disa javë me muret e izolimit nga kontaktet e përditshmërisë tonë”, vijoi mesazhin e tij kreu i Qeverisë.

Check Also

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Viti i ri shkollor nis rregullisht më 27 shtator, skenarët e tjerë varen nga pandemia

Pas dy javësh përsëritje dhe mësim plotësues, në 27 shtator fillon zyrtarisht shkolla. Ky është …

Nga zhdukja, makina e djegur dhe eshtrat, te gomonia në det ku rrezikoi mbytjen. Pse Davide Pecorelli sajoi vdekjen makabre në Shqipëri

Misterit të gjetjes së biznesmenit italian, që ishte shpallur i zhdukur 8 muaj më parë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *