U përgjua duke ndërhyrë për vrasësit e Lazaratit, arrestohet Henri Çili

Pronari i Universitetit Europian të Tiranës Henri Çili që njihet edhe si botues dhe analist televiziv është arrestuar në orët e para të mëngjesit nga policia, bashkë me disa persona të tjerë.

Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Përmetit pas një hetimi disa mujor.

Të arrestuarit akuzohen për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë.

Emri i Çilit del në përgjime për ndërhyrje te një gjyqtar, për lirimin nga burgu të dy të burgosurve të arrestuar në Lazarat.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Aliko, të cilët janë dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.

Ngjarja ka ndodhur në Lazarat gjatë aksionit të policisë në vitin 2015, kundër kultivimit të drogës.

Mes të arrestuarve është edhe avokati Ilir Korbi, drejtori juridik i UET, i cili është gjithashtu edhe pedagog pranë këtij universiteti.

Në momentin e ndalimit të Korbit janë shoqëruar edhe disa persona të cilët janë ndodhur në tavolinë me të.

Të arrestuarit janë dërguar tek Policia e Tiranës, ku priten veprime të mëtejshme.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

Nga ky operacion i cili është finalizuar në orët e para të mëngjesit mësohet se janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë.

Kontrolle janë ushtruar në disa banesa në qytetin e Gjirokastrës si dhe në ambientet e UET.

Çili ka qenë edhe botues i gazetës MAPO, të cilën e ka shitur pak kohë më parë.

Pritet që kjo dosje të kalojë në SPAK.

Check Also

Maqedonia e Veriut dëbon diplomatin rus, Moska zotohet për ‘hakmarrje’

Maqedonia e Veriut ka dëbuar një diplomat të ambasadës ruse në Shkup. Moska nga ana …

Zgjedhjet për kreun e PD-së, kreu i Komisionit Zgjedhor Gjana: Jemi të interesuar për proces të drejtë

Kreu i Komisionit Zgjedhor për kreun e PD-së, zgjedhje që do mbahen më 13 qershor, …

Kaso akuza KAS-it për mospranimin e kërkesës së PD-së për prova shtesë: Po fsheh masakrën zgjedhore të 25 prillit

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, ka akuzuar Komisionin e Ankimimeve e Sanksioneve se po …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *