Kroacia u godit mëngjesin e sotëm nga tre tërmete të forta, përkatësisht 5.3, 5.0 dhe 3.7 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në veri të Zagrebit dhe pesë kilometra në juglindje të Oroslavjes, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.
Map of felt reports received so far following the #earthquake M5.3 in Croatia 40 min ago pic.twitter.com/xvLuyH0Ge2
— EMSC (@LastQuake) March 22, 2020
Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq ka kërkuar përmes Twitterit që njerëzit që dalin në rrugë të mbajnë distancë teksa vendi po përballet edhe me shpërndarjen e koronavirusit.
Sipas mediave dhe fotove në internet tërmeti ka dëmtuar një pjesë të njërës prej dy kullave të Katedrales së Zagrebit.