Trafikantët i dhanë policisë skicën e parcelës me hashash që të mos i përfshinin në aksion

Të akuzuarit për kultivim të disa parcelave në Malësinë e Madhe, vazhdojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin, pas shqetësimit dhe indicieve se policia do asgjësonte hashash sipas preferencave. Në datën 8 gusht 2016 shfaqet një tjetër bisedë mes Lefter Nelaj dhe Alban Gjergjit, ky i fundit flet për një efektiv, pas bisedës së publikuar një ditë më parë ku të akuzuarit citojnë nëndrejtorin dhe thotë: “I kallëzova. I thashë nuk jena tu punu veç na, janë tu punu krejt dynjaja. Ka edhe të tjerë aty nuk jena veç na”.

Në fashikullin që Gazeta “Si” disponon përmendet se i pandehuri Bledar Baboci ka marrë përsipër të garantojë paprekshmërinë e hashashit nga policia, por ndërkohë Gjergji kërkon garanci absolute. Ndaj ai urdhëron “në qoftë se ti nuk je i zoti me u siguru mor zotni, më trego sepse marr masa të tjera”. Pikërisht më pas nga biseda me Lefter Nelaj, prokuroria identifikon vendndodhjen e parcelave të mbjella me bimë narkotike.

Lefter Nelaj: Ai ka pas pyet nja tre-katër here, na ka pyetë ne domethanë ai Gerti, se ku ja kena thanë me skicë se ku jena na. Ne i   kena thanë se ku jena, jena se bash ke babi , bash ke stani

Alban Gjergji: I keni tregu se në Trodhën?

Lefter Nelaj: Po si si kena tregu mor burrë, po në Trodhën. Po pra në Trodhën tek stanet, tek anetana në Trodh, unë prandaj të pata thanë traposhtë, nëse ke nanji që ke mundësi, ja që të intereson.

Katër ditë pas kësaj bisede, i akuzuari tjetër Aldo Xhaferri flet në telefon me mesazhe me të pandehurin Lefter Nelaj dhe e njofton se në parcelat e mbjella me drogë kishin shkuar dy efektivë policie civile për të marrë pagesën e bërë më herët mes tyre. Më vonë, përdoruesi i numrit telefonik 06X5551122 që quhet Elton Haxhiu i  shkruan mesazh Lefter Nelajt, i cili thirret ndryshe Tuf  dhe shpreh irritimin e tij ndaj sjelljes së personit me emrin Sandri që ishte efektiv policie.

Mes dhjetëra telefonatave dhe mesazheve, kultivuesit flasin për ecurinë e aktivitetit kriminal që nga marrja e lejes sa herë zbresin në fshat dhe kush duhet të ruante parcelat me hashash, furnizimin me ushqime për punëtorët dhe ujë, por edhe me vlera monetare. Gjithçka ndodh nën këshillat e Lefter Nelajt, i cili herë shqetësohet se është prishur pajisja e ujit dhe bima kërkonte ujë përditë, pasi sipas porosisë së Lavdimit (vëllait që ishte në burg ndërkohë në Itali),  20 ditët e ardhshme bima duhej ujitur vazhdimisht. Teksa hashashi po bëhej gati për t’u shkulur, Eltoni thotë entuziast “gërshonët i kam pru krejt”, çka do të thotë se bashkëpunëtorët po bëheshin gati për vjeljen e bohçeve. Megjithatë teksa muaji gusht po ikte bashkë me temperaturat, grupi shqetësohet se bashkë me vjeshtën do vinin edhe shirat ndaj i akuzuarin tjetër Bledari,  parapërgatitet për plastmas për të mbrojtur bimët që do korreshin dhe duhet të thaheshin. Nga ana tjetër bashkëpunëtori tjetër, Hashim Nelaj, flet në telefon dhe i  thotë shokut se ngado në zonë ishte mbjellë  hashash.

Ai thotë “ u ba vendi kan e kan”.

Por këto ishin punët më të lehta, krahasuar me të tjera që po ndodhnin ndërkohë. Policia fillon dhe duket në zonë. Astrit Tafaj sipas fashikullit të Gazetës “Si” për grupin e Kurbinit, njofton se dy persona po shfaqeshin parcelave me drogë që nga Tramali, më pas kishin kaluar në Gallatë dhe po udhëtonin drejt parcelave të tyre. Biseda e mëpasshme kryhet mes Luftar Nelajt, i cili i kujton Elton Haxhiut “ Tako Skuterin” që është nofka e një polici me qëllim që të vazhdonte mbrojtja.

Por mbrojtja nuk zgjat shumë. Në 21 shtator Astrit Tafaj i dërgon mesazh të pandehurit Lefter Nelajt, ku e njofton se policia po shkonte drejt parcelave të tyre. Ky mesazh është përcjellë nga një tjetër i akuzuar, Gjergji.

Astriti: Janë duke ardhur krushqit të marrin nusen.

Lefteri: Sa?

Astriti: Janë pesë krushq, janë në këmbë po vijnë nga stanet.

Më pas, kultivuesit flasin me njëri-tjetrin me radhë ku pyesin hap pas hapi se çfarë dukej dhe me të madhe Lefteri këmbëngul “A shkuan bash tek themeli?”. Më vonë, biseda ndodh mes tij dhe Hashimit, i cili gjendet afër parcelave, ai konfirmon se ATA mbaruan punë. I gjendur i papërgatitur Lefteri pyet i habitur se si ka mundësi kaq shpejt?

Hashimi përgjigjet direkt: Ai llaveshi më tha mua. Mori në telefon, tha kështu kështu. Unë e disha, thashë ndoshta dy tre orë. Ai that ash janë duke ardhë. Shkova atje, vetëm kur plasën këto këtu”

Grupi shqetësohet siç kuptohet më tej në dosje për parcelat e tjera. Telefonata kryhet mes Lefterit dhe Albanit, i cili e pyet se “çfarë thotë personi i tretë?”

Lefteri: Nuk di gjë, nuk po marr vesh sesi kanë ardhur dhe çfarë po bëjnë. A kemi ndokënd aty që të rrijë e të shofë?

Albani: E kam bërë unë ka kohë atë punë. Që kur e kam marrë vesh

Lefteri: Shif kush dreqin janë ato? Tonët ëë? Kush dreqin janë?

Albani: Erdhën mbrëmë natën, kanë parkuar dy makina, një fuoristradë. Po i kanë larguar makinat se fola me Nikollën tonë atje lart. Kanë ardhë tha natën vonë shumë.

Lefteri: Rri aty dhe kur të vijnë ata.

Albani: Emri im dhe këtyre çunave ka arrit atje lart.

Minutë pas minute të dy bashkëpunëtorët flasin për lëvizjet e policisë dhe në një moment Lefteri dorëzohet dhe pyet Albanin për policët.

Lefteri: A janë punëtorët tanë këta?

Albani: Nuk e di, di vetëm kaq, Ata janë shpërndarë në mal.

Lefteri: Merr vesh të kujt janë?

Albani: Janë mbledhur të gjithë inspektorët e poshtër dhe i kanë bllokuar të gjitha makinat.

Të tensionuar kultivuesit ndjekin lëvizjet e policisë në zonë që vazhdon të asgjësojë parcela.

Në orën 10.36 numri 0675458xxx i shkruan Lefterit “Janë të Lezhës. Ujku është futur aty dhe nuk i dihet se ku mund të bëjë dëm, mund të bëjë dëm gjithandej, por mund të mos hajë asgjëkund”.

Lefteri: Mirë, mirë.

0675458xxx: Shpresoj që aty gjithçka do jetë në rregull.

Lefteri: Nuk di gjë, ka qenë mjegull, por shpresoj që ujku mos të ketë bërë dëm.

Më vonë biseda ndodh mes Lefterit dhe Albanit.

Albani: Janë të gjithë të krahut të Lezhës.

Lefteri: E mora vesh, më thanë policë. Shko shiko njëherë.

Albani: Mirë, do them që më humbi lopa.

Dy orë më vonë të dy burrat ngushëllojnë njëri-tjetrin.

Albani: Kanë mbaruar punë, të jenë shëndosh kalamajtë. Mos u mërzit, nuk ke çfarë me bo. Kur të të marrë Astriti se mua nuk më del, thuaji ja kam marrë unë atë telefon, ja pata lënë në një brime aty poshtë.

Albani: Prej kujt e kemi.

Lefteri: Jam tu e marr vesh, por nuk ka rëndësi prej kujt e kemi.

Albani: Veç tek ne erdhën, askund tjetër. Ato makinat janë prapë poshtë. Nuk po merret vesh nga po hyjnë e nga po dalin. A po shkon dot deri aty me pa kush janë?

Aksioni i policisë vazhdon edhe ditët në vazhdim dhe në këto kushte trafikantët kërkojnë medoemos të lidhen me shefin që i   kishte garantuar. Biseda zhvillohet me një person me emrin Lani, i cili është ndërlidhësi me shefin e policisë.

Lefteri: A është mushka gati për drekë?

0683605xxx (i paidentifikuar) telefonon Lanin: nuk mundem, e ka bllokuar telefonin ai SHOKU.

Lani: Nuk më pëlqen kjo punë.

Detaje skandaloze në përgjimet që Gazeta “Si” zbardh dalin në përgjime mes trafikantëve, të cilët tregojnë se si pas asgjësimit të parcelave të dy shtetasve, “miku” ishte detyruar të kthente pas shumën e parave të parapaguara nga kultivuesit.

Lefteri: Për kishë të Shnanojit ja kanë pre, ja mbaruan… 18 mijë euro janë detyruar dhe ja kanë pru mbrapsht të nesërmen. Kanë ardhur dhe kanë marrë situatën në dorë, ca të tjerë kanë ardhur.

Aldo Xhaferri: Nejse… janë ndërruar ma

Lefteri: Po, po janë ndërruar si thua ti. Për atë zot, nipi ka shkuar dhe i ka gjet në një vend dhe u ka dhënë të treve euro, jo shqipe (lekë shqiptare).

Check Also

Sot bëhet një vit nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë ndër dekada

Ishte ora 03:56 mëngjesin e 26 nëntorit të kaluar, kur një lëkundje e fuqishme me …

Malltezi: Rama, Ahmetaj, Blushi, Koka e Zoto janë kapur duke vjedhur 430 milionë euro, s’e mbulojnë dot me mediat e blera

Anëtari i kryesisë së PD-së, Malltezi, ka denoncuar ato që i quan pseudomedia lidhur me …

Shkollat drejt mbylljes për shkak të pandemisë

Një pjesë e nxënësve pritet të mos kthehen në klasa pas pushimeve të festave të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *