Të gjithë ata që u larguan nga Tirana dhe Durrësi dje pas urdhërit për izolim, duhet të kthehen nga ora 00:00 pas mesnatës së të dielës e deri në orën 08:00 të mëngjesit të të hënës.
Kjo do të thotë që të larguarit (shumica administratë që iku menjëherë sapo kreu i tyre njoftoi ditë pushimi të nesërmen) kanë vetëm 8 orë kohë për t’u kthyer në Tiranë dhe Durrës.
Njoftimi i ri i Ramës:
KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE, PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT.
🔴 KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË AKTUALISHT BRENDA PERIMETRIT, TË SIGUROHET QË TË MOS PLANIFIKOJË LËVIZJE JASHTË PERIMETRIT NË FILLIMJAVËN E ARDHSHME (DUKE SHFRYTËZUAR HAPJEN E RRUGËVE NGA E DIELA NE MESNATË DERI TË HËNËN NË 08.00) SEPSE MUND TË MOS RIHYJË DOT!
SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI TR/DR DO TË MBYLLET PËRSËRI!
🔴 FRIKË JO, KUJDES PO!
Kjo është masa më e re drastike e marrë nga qeveria pas një sërë vendimesh që u morën dje, për ta kthyer Shqipërinë në një shtet-rrethim gjatë përballjes me COVID-19.