Kreu i SPAK, Arben Kraja, duke folur ne konferencen mbi “Sfidat e Prokurorise se Pergjithshme ne Driten e Reformes ne Drejtesi,” ku u diskutuan rezultatet e reformes deri me tani dhe problemet kryesore ne sistemin e drejtesise./r/n/r/nSPAK leader Arben Kraja speaks at a conference on “The Challenges of the General Prosecutor's Office in the Light of Reform in Justice wherein the results of the reform so far and the main problems in the justice system were discussed.

Testet e poligrafit për kandidatët e Byrosë së Hetimit mbahen ende sekret

Më 27 shkurt, drejtori i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Arben Kraja deklaroi se në garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit ishin kualifikuar katër kandidatë.

Procesi i përzgjedhjes është tashmë drejt fundit mes kandidatëve Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

Katër kandidatët u përzgjodhën pas një sërë testimesh, si ai fizik, testi me shkrim, testi i poligrafit –i njohur ndryshe si makina e së vërtetës dhe intervistat indviduale. Por ndërsa testi i poligrafit u konsiderua si risi për integritetin e figurës së kandidatëve të përzgjedhur, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se përgjigjet qëndrojnë ende të mbyllura në zarf.

Një fakt i tillë u konfirmua për BIRN edhe nga drejtori i SPAK, Arben Kraja, i cili tha në një përgjigje me shkrim se Komisioni i Përzgjedhjes së kandidatëve për drejtorin e Byrosë nuk është njohur ende me rezultatet e poligrafit.

“Komisioni i Përzgjedhjes akoma nuk ka hapur përgjigjet e sekretuara, ku ndodhen raportet e testit të poligrafit për asnjë nga kandidatët që i janë nënshtruar testit të poligrafit,” tha Kraja për BIRN.

Kraja sqaroi se rezultatet e testit të poligrafit për kandidatët e skualifikuar konsiderohen sekret dhe nuk do të hapen nga Komisioni i Përzgjedhjes. Përgjigjet e testit të poligrafit nuk janë hapur ende as për katër kandidatët e kualifikuar, ndërsa Kraja sqaroi se ato do t’i vihen fillimisht në dispozicion Komisionit Ad Hoc të krijuar për kryerjen e vetingut për këta kandidatë dhe më pas Komisionit të Përzgjedhjes.

“Në përfundim të procesit të vetingut, rezultatet e testit të poligrafit do të vlerësohen nga Komisioni i Përzgjedhjes, së bashku me të dhënat e tjera të dala nga procesi i vetingut,” tha Kraja.

Neni 34, pika 2/gj e ligjit nr.95/2016 parashikon që rezultatet e testit të poligrafit duhet të merren në konsideratë gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për drejtorin e BKH, kriter i cili është anashkaluar në seleksionimin e kryer deri më tani.

Komisioni i Përzgjedhjes, i ngritur për të zgjedhur drejtorin e BKH-së përbëhet nga drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe dy prokurorët Behar Dibra dhe Ened Nakuçi. Ndërsa Komisioni Ad Hoc, që do të kryejë verifikimin e kushteve të sigurisë dhe figurës para caktimit në detyrë të drejtorit të BKH përbëhet nga gjyqtari Dhimitër Lara dhe dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani e Edvin Kondili.

Check Also

Si po përgjohen nga SPAK rastet e dyshuara? 2576 CD dhe mbi 7 mijë DVD për t’u zbardhur, zyrtari i lartë tregon detajet

Korriku ishte padyshim një moment show force e SPAK që tregoi se po bëhet gati …

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *