Tarifat e Rinasit, rekomandimet kanë mbetur në letër

Tarifat e larta me të cilat operon koncesionari i Rinasit, të cilat reflektohen edhe në çmimet e biletave dyshohet se janë favorizuar edhe nga mosveprimi i institucioneve të linjës.

Kjo pasi  që prej vitit 2018 ka patur një rekomandim nga Autoriteti i Konkurrencës drejtuar qeverisë shqiptarë për t’i kërkuar kompanisë zbatimin e një pike  të kontratës, që parashikon rishikmimin e tarifave një herë në 3 vjet. Por këto rekomandime kane mbetur vetem ne leter.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës, Juliana Latifi thotë për TemA TV se zbatimi i kësaj pike të kontrates do të jetë në fokus të hetimit që pritet të nisë ky institucion.

“Autoriteti i Konkurencës i ka dhënë disa rekomandime Këshillit të Ministrave që ti kërkoi organit  shteteror të autorizuar OSHA të rishoh respektimin nenin 19.4 të kontratës koncesionare atëherë kur kemi të bëjmë me një disbalancë cmimesh. 

Aic e dimë kontrata e koncesionit filloi ne 2005, aktualisht kemi rritje të numrit të pasagjerëve, aktualisht kemi një fluks në rritje të numrit të udhëtarëve në Aeroportin e Rinasit, poashtu pra, edhe përfitimi i kompanisë koncensionare është rritur nga viti në vit”.

Për të bërë një hetim sa më të plotë Autoriteti i Konkurrencës thotë se do të ballafaqojë tarifat dhe metodologjinë që përdoret me vendet e rajonit

“Aq sa Autoriteti i Konkurencës do të jetë pra kostoja e këtyre shërbimeve, çmimet që kanë ato shërbime, dhe ajo që është e rendësishme është që pikërisht pra, vlerësimi i pozitës monopol të koncensionarit, do bëhet gjithmonë, duke ndjekur një analizë krahasimore me vendet e rajonit, duke u referuar atyre vendeve qe kanë pothuajse një nivel GJDP, siç mund të jetë Mali i Zi, Maqedonia, Kosova”.

Një debat i hapur së fundmi është edhe ai për zonën e dyqaneve “Duty Free në aeroportin e Rinasit ku ka një përplasje mes kompanisë amerikane, “International Cruise Duty Free” dhe kompanisë që e ka nën administrim këtë zonë në pronësi të znj. Elona Caushi. Përtej kësaj përplasje, sërish ka pikëpyetje të mëdha mbi rolin e shtetit dhe përqindjen që merr konçesionari nga nënkontraktori i këtij shërbimi.

“Fokusi i Autoritetit të Konkurencës, pikërisht në këtë rast , do të jenë shërbimet qe ofron koncensionari, të gjitha shërbimet qe ofrohen në tokë dhe në ajër, nga ana e koncensionarit”.  

Aktualisht në Aeroportin e Rinasit aplikohen tarifat më të shtrenjta në Rajon ndonëse nga viti 2005 deri në vitin 2017 numri i udhëtarëve është rritur me mbi 14%.

Check Also

Atentati ndaj 42-vjeçarit në Lezhë policia pyet disa dëshmitarë

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona në lidhje me atentatin e të martës në …

Venecia kritikon socialistët për ndryshimet e njëanshme në kushtetutë

Komisioni i Venecias shprehu keqardhje për procedurën e ndjekur nga Partia Socialiste dhe mbështetësit e …

Mirel Mërtiri, padi kundër BIRN Albania për dëm ‘moral dhe ekzistencial’

Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *