SPAK dënon një tjetër qytetar se i dha 500 lekë ryshfet policit

Një aferë korruptive me 500 lekë të reja ndaj një polici rrugor, e kryer nga korçari Erion Nënçe, e ka çuar këtë të fundit si të pandehur para gjykatës së SPAK-ut, duke e dënuar me 40 orë punë të detyrueshme, për interesin publik.

Nënçe është arrestuar në qytetin e Korçës, pasi u kap teksa i ka dhënë një polici rrugor, shumën prej 5 mijë lekë të vjetra. Ky veprim është cilësuar si korrupsion dhe është inicuar një dosje penale, duke vënë në akuzë qytetarin për 500 lekë.

Në vendimin përfundimtar gjykata thotë se: “…shuma e parave e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një kartëmonedhë 500 lekëshe, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit…”.

Ky është dënimi i radhës i qytetarëve të korruptuar që ka dhënë SPAK, për akuzën e korrupsionit.

Këto dosje penale, e kanë kthyer punën e këtij institucioni në qesharake, pasi të gjithë çështjet e korrupsionit i kanë kaluar për hetime kësaj organike.

Ky dënim i Erion Nënçe vjen pas një tjetër ‘suksesi’ të SPAK-ut.

Dy ditë më parë një tjetër dosje penale e Prokurorisë së Posaçme SPAK, përfundoi me dënimin e Rigels Ymerit.

Ai u dënua me 16 muaj qëndrim në shërbim prove, pasi është gjendur fajtor për akuzën e korruptimit, me 1000 lekë të një punonjësi policie.

Check Also

Zyrtarizojnë koalicionin. Kurti për Kryeministër, Osmani Presidente

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani njoftuan arritjen e marrëveshjes së koalicionit, jo vetëm parazgjedhor. Kreu …

Loja e madhe e Erdoganit: Intrigat në Shqipëri e Ballkan

Nga Financial Times Ka kaluar një vit që kur shtetasi turk Harun Çelik u dërgua …

Studimi i ri / Nëse e keni kaluar Covid-19 mund të keni antitrupa për 5 muaj

Shumica e njerëzve që kanë pasur Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *