Sot bëhet një vit nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë ndër dekada

Ishte ora 03:56 mëngjesin e 26 nëntorit të kaluar, kur një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, goditi Durrësin e Tiranën.

Tërmeti që zgjati për rreth 50 sekonda, i mori jetën 51 personave dhe la të plagosur të paktën 913 të tjerë.

Shqiptarët ndër dekada nuk kishin përjetuar një tërmet kaq të fuqishëm se ky. Përpos viktimave që mori, lëkundjet e fuqishme lanë pa banesa 202 mijë njerëz.

Durrësi, Kruja dhe Tirana ishin tre bashkitë që patën dëmet më të mëdha nga tërmeti, por nuk mbeten pas as bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës.

E ndërkohë që shumë njerëz nën rrënoja luftonin me vdekjen, të tjerët ishin në panik për shkak të post-lëkundjeve. Për disa ditë me radhë, Durrësi e Tirana ishin bosh, pasi njerëzit ishin zhvendosur tek të afërmit në periferi. Ndërkohë ata që qëndronin në qytet, e kalonin natën në rrugë.

Autoriteteve shqiptare ju erdhën në ndihmë grupe nga e gjithë bota, për të shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënoja, apo për të rimarrë trupat e tyre.

Operacionet e kërkim-shpëtimit u kryen nga 9 ekipe, të përbërë nga 278 trupa shqiptarë dhe 669 të huaj. Thirrjes së parë për ndihmë iu përgjigjën:

–    142 forca nga Kosova;

–    180 nga Italia;

–    91 nga Franca;

–    57 nga Greqia;

–    54 nga Rumania;

–    17 nga Zvicra, Izraeli, Turqia, dhe Serbia.

Solidariteti nuk mungoi as në forma monetare, pasi në Konferencën e Donatorëve u mblodhën 1.15 miliardë euro. Nga vendet shuma e mbledhur në total ishte afro 400 milionë euro dhe afro 800 milionë euro ishin në formë huaje nga Bankat.

Tërmeti nxori në pah problemin që ekzistonte në vend me ndërtimet e kryera pa zbatuar kriteret e duhura.

Inxhinieri rumun Cezar Aanicai tha në një intervistë se nga inspektimet në terren ka evidentuar dëme të mëdha nga tërmeti ku të çara të mëdha në muret e brendshme nuk i ka parë në ansë vend tjetër.

Ai shtoi se duhet të ketë një kontroll më të rrepte në ndërtime dhe të ndryshojë legjislacioni.

Tërmetet në sipërfaqe janë të vështira dhe ky ishte një tërmet me sipërfaqe të pakët e ka pasur edhe pasoja të rënda. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet.

 

Check Also

Zyrtarizojnë koalicionin. Kurti për Kryeministër, Osmani Presidente

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani njoftuan arritjen e marrëveshjes së koalicionit, jo vetëm parazgjedhor. Kreu …

Loja e madhe e Erdoganit: Intrigat në Shqipëri e Ballkan

Nga Financial Times Ka kaluar një vit që kur shtetasi turk Harun Çelik u dërgua …

Studimi i ri / Nëse e keni kaluar Covid-19 mund të keni antitrupa për 5 muaj

Shumica e njerëzve që kanë pasur Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *