SMS në telefon dhe verifikim në adresa, policia shënjestron të kthyerit në vend ditët e fundit

Policia e Shtetit po njofton me telefon të gjithë shtetasit shqiptarë që janë rikthyer në vend nga Italia ose Greqia në 2-3 javët e fundit që të vetëngujohen në zbatim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Mesazhi u dërgohet të gjithë personave që janë përfshirë në një regjistër të krijuar nga strukturat e kufirit, ku janë përfshirë të gjithë emrat, kontaktet telefonike, postës elektronike dhe adresat e personave që kanë histori udhëtimi me jashtë, sidomos me Italinë në 2-3 javët e fundit.

Në mesazhin telefonik që u dërgohet, Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve bashkëpunim për të respektuar urdhrin e vetëngujimit, në të kundër kujton penalitetet që zbatohen për thyerjen e këtij urdhri, ku përfshihet edhe gjoba prej 5 mijë eurosh.

Përveç mesazheve përmes mjeteve të komunikimit në distancë patrullat e policisë verifikojnë në terren zbatimin e këtij urdhri nga personat që janë subjekt i urdhrit të vetëngujimit. Kontrollet në terren kryesisht në Tiranë dhe Durrës kryhen deri duke trokitur derë më derë, sipas adresave në rastet kur policia sinjalizohet nga qytetarët se persona të caktuar thyejnë këtë rregull.

Check Also

Albin Kurti takim me kryeministrin Rama

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, është takuar mesditën e së mërkurës me …

Korea e Jugut nis hetimet për vdekjen e dy personave që u vaksinuan me AstraZeneca

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë nisur hetimet për vdekjen e dy personave, të cilët …

Vrasja e Klodian Rashës, mbyllet hetimi. Prokuroria merr të pandehur policin për “vrasje me dashje”

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, duke marrë të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *