Kryeministri Edi Rama me urdhra dhe udhëzime detyron të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi.
Janë mbyllur bizneset, shërbimet dhe institucionet.
Ato pak që kanë mbetur hapur kanë detyrën të reduktojnë stafin më maksimum.
Mediat e shkruara janë mbyllur fare, ndërsa televizionet private janë në minimumin e tyre te stafit, duke i bërë emisionet me vetëm dy persona.
I vetmi që nuk do t’ia di për këtë urdhër është Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Thoma Gëllçi.
Siç bëjnë me dije burime nga televizioni shtetëror, drejtori ka dhënë urdhër që të gjithë të jenë në punë pa ruajtur distancën e nevojshëm dhe pa marr asnjë masë sigurie për të shmangur përhapjen e Covid-19. Madje ka kërkuar të kthehen edhe ata që janë me leje.
Përpos kësaj, urdhrat drejtori i jep nga shtëpia e tij, pasi fizikisht nuk është parë të jenë prezent në vendin e punës.
Kryeministri meqë gjobat i ka me qejf, është mirë të vërë në rregull vartësit e tij më pas të dënojë qytetarët.