Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj lajmëroi shkarkimin nga detyra të prefektit të Shkodrës, Çesk Millja për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit në këtë vend.
Përmes një deklarate për shtyp, ministri Lleshaj njoftoi se zv/ministri Besfort Lamallari do të emërohet koordinator në qarkun e Shkodrës për përballimin e situatës nga Covid-19.