Situata me Covid, inxhinieri vlonjat u nda sot nga jeta, ceremonia, në maj!

Përhapja e koronavirusit në vendin tonë ka bërë që shumë zakone të ndryshojnë.

Pavarësisht virusit, jeta vazhdon, ka shumë njerëz të cilët kanë sëmundje të tjera dhe të ndryshme që u duhet t’u drejtohen spitaleve apo qendrave shëndetësore dhe kjo gjendje i ka stepur.

Por mbi të gjitha, ajo çka është më e vështirë është vdekja. Nëse vdes sot është e vështirë të të varros dikush!

Miqtë dhe të afërmit nuk mund të jenë bashkë, e për më tepër funeralet kanë minimizuar shërbimin e tyre.

Një njoftim në rrjetin sociale Facebook nga një familjar i të ndierit i cili është ndarë nga jeta sot, na bëri të kuptojmë se në çfarë situate e ka çuar ky virusin vendin, shkruan Dita.

Se sa në siklet janë vendosur familjet, por edhe miqtë edhe të afërmit që nuk mund të jenë pranë të dashurve të tyre në një situatë të vështirë.

Të dashur miq dhe dashamirës të familjes tonë, me hidhërim të thellë ju njoftojmë se si pasoj e një lufte shembullore kundër një sëmundje të rënd e cila e kishte privuar nga ju për kaq shumë kohë, u nda nga jeta Xhaxhai jonë Ing. R. C. Ceremonia në nder të tij do të zhvillohet në muajin Maj pranë Teatrit “Petro Marko”, Vlorë për shkak të situatës aktuale jo te favorshme për raste të tilla“- shkruan A.C, nipi i të ndjerit në profilin e tij në social.

Urojmë që deri në muajin maj, të kemi një tjetër situatë të virusit, duke na çliruar jo vetëm nga karantina, por edhe duke na bërë që t’i çojmë deri në fund nderimet për njerëzit e dashur./DITA

Check Also

COVID, Italia, Macron, marrëdhënia me pushtetin, Rama rrëfehet për Forbes

Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga …

12 të vdekur, 832 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë të prekur nga Covid-19, 5 …

Akuzat e rënda për shantazh dhe korrupsion ndaj kreut të AKSHE. Një histori që ka përfshirë 4 ministra e ish-ministra

Kur dëgjon për herë të parë që në një kodër të thellë të Vorës, dikur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *