Si po mashtrojnë Call Center-at shqiptare – Investigim ndërkombëtar

Call Center-at në Shqipëri janë të lidhura me një skemë ndërkombëtare të ngritur nga kompania ukrainase Milton Group. Kjo është gjetur nga një hetim i kryer nga Organizata për Raportimin e Krimit dhe Korrupsionit (OCCRP).

I ashtuquajturi “mashtrimi i dhomës së bojlerit” u zbulua kur një spiun i dha dokumentet gazetës suedeze Dangen Ny-Heter dhe OCCRP-së.

Dokumentet tregonin me prova se si punonjësit e call center-it në pronësi të Milton Group në Kiev, Ukrainë, po i mashtronin qytetarët të fusnin para në “investime” të vogla. Me pas atyre nuk u lejohej më të tërhiqeshin dhe përmes presionit u kërkohej të investonin më shumë para në skemë.

Përmes “presionit të fortë psikologjik”, disa u kërcënuan të merrnin kredi të mëdha dhe disa të tjerë u mashtruan, pasi punonjësit e call center-it u treguan një letër të rreme se ata ishin nga autoritetet për kontrollin e financave të Britanisë.

Hetimi, i cili përfshiu gazetarë nga e gjithë bota dhe intervista me më shumë se 180 viktima, gjeti lidhje ndërmjet skemës së ngritur nga Milton Group dhe disa call center-ave në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Por, sipas zërave, këto lloj skemash janë të zakonshme dhe prej kohësh ka pasur dyshime se Shqipëria po përdorej nga kompani të dyshimta për të kryer punë të paligjshme.

Almedia foli me një burim, i cili më parë ka punuar në një call center, që drejtohej nga një grup i bazuar në Qipro, që merret me tregti valutash në Forex. Qendra e Call Center-it tani nuk funksionon më. Ai shpjegoi me detaje se si kompania qipriote vendosi të përdorë punonjës shqiptarë dhe të ngrejë një zyrë në Tiranë për të ulur shpenzimet. Ai shpjegoi se si ata u trajnuan për të targetuar moshat e mëdha, dhe për të ushtruar presion ndaj atyre që jetonin vetëm ose ishin sëmurë.

“Këta njerëzit shiheshin si “target i thjeshtë” dhe neve na mësuan si t’u nxirrnim më shumë para. Na thanë të përdornim emra fals, të bënim sikur ishim miqësuar me ta dhe t’i kontaktonim edhe pas orarit të punës”, tha ish-punonjësi.

“Na thanë të përdornim WhatsApp-in për të folur me ta, pasi të kishim vendosur kontaktin e parë me telefon në zyrë, i cili regjistrohej në rast kontrolli – në këtë mënyrë ne mund të shkelnim rregullat për të shitur më shumë dhe pa asnjë provë”, shtoi dëshmitari.

Burimi shpjegoi se kur ai ose punonjësit e tjerë ndiheshin shumë në faj për veprimet që po bënin, shefi i tij, i cili ishte zëvendësi i drejtuesit të zyrës së Qipros, i qeranste me alkool dhe, në disa raste, edhe kokainë për të arritur rezultatet:

“Presioni ishte shumë i madh. Ai, drejtuesi i ekipit, më thoshte “nëse ata janë aq budallenj sa e hanë këtë, atëherë e meritojnë të humbin gjithçka”.

Punonjësit ishin mësuar të konkurronin me njëri-tjetrin për numrin e klientëve, për paratë e marra, dhe për numrin e personave që bindnin për të mos u tërhequr nga skema edhe kur ata donin të tërhiqeshin.

Burimi shpjegoi se si drejtuesi i tyre mburrej se në katër vjet nuk i kishte ikur asnjë klient. Gjetem komente në forumet në rrjet ku drejtuesi i këtij call center-i, përmendej për presionin dhe mënyrën joetike me të cilën ai sillej me punonjësit dhe me klientët. Në këto forume gjeje edhe komente nga viktimat, personat e mashtruar, të cilët  shkruanin se ata nuk kanë pasur mundësi të tërhiqnin paratë e tyre në asnjëri nga “investimet” e tyre.

Ka edhe të dhëna se si punonjësit e këtyre call center-ave në Shqipëri vidhnin të dhënat personale të klientëve për të hapur llogari të rreme tregtare në Forex, për të vjedhur dhe për t’i dërguar paratë në llogari të rreme në pronësi të tyre në platformën Skrill. Provat përfshijnë edhe kopje të leternjoftimeve të klientëve dhe udhëzime se si të hapen llogaritë.

Media vërtetoi se kompania në fjalë është larguar nga Shqipëria dhe po monitorohet nga Autoriteti i Sjelljes Financiare në Britani (FCA) për shkak të praktikave të tyre të biznesit.

Check Also

Si e vrasim të vërtetën!

Nga Irena Beqiraj Jam rritur duke menduar se e vërteta me shumë gjasa del nga …

Sot bëhet një vit nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë ndër dekada

Ishte ora 03:56 mëngjesin e 26 nëntorit të kaluar, kur një lëkundje e fuqishme me …

Malltezi: Rama, Ahmetaj, Blushi, Koka e Zoto janë kapur duke vjedhur 430 milionë euro, s’e mbulojnë dot me mediat e blera

Anëtari i kryesisë së PD-së, Malltezi, ka denoncuar ato që i quan pseudomedia lidhur me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *