Si do t’i deklarojnë bizneset kontributet pasi i mbylli Covid-19?

Koronavirusi ka mbyllur në Shqipëri mbi 85 mijë biznese dhe sektori privat në vend punëson mbi 521 mijë vetë duke paguar 180 milionë euro rroga në muaj.

Pjesa më e madhe e këtij zinxhiri ekonomik është këputur tashmë duke i bllokuar të gjithë.

Përpos që të ardhura e fitime nuk kanë, por a do të duhet të deklarojnë dhe të paguajnë këto biznese që u kanë vënë drynin aktivitetit të tyre, kontributet shoqërore dhe shëndetësore?

A është e mundur që këta bizneseve t’i çregjistrojnë përkohësisht punonjësit që janë në shtëpi dhe nuk po punojnë, ndërsa punonjësit të përfitojnë nga pagesa e papunësisë?

Tatimet shpjegojnë se tatimpaguesit do të vazhdojnë të deklarojnë për periudhën që kanë pasur aktivitet dhe për aq ditë sa kanë punuar.

Rrjedhimisht dhe në varësi të kohës që është ushtruar aktiviteti, do të duhet të llogarisin edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Pra bëhet fjalë për periudhën deri kur qeveria vendosi për të izoluar vendin si pasojë e emergjencës shëndetësore në vend nga Covid-19.

Për periudhën që bizneset nuk kanë kryer aktivitet, gjatë plotësimit të formularit në e-filing, siç është cituar në vendimin e procedurave për përfituesit nga paketa antiCovid-19, do të kenë mundësi sipas dëshirës të përzgjedhin në rubkrikën “Deklarimi dhe pagesa e sigurimeve shoqërore e shëndetësore do të bëhet nga tatimpaguesi për këtë periudhë” nëse është dakort apo nuk është dakort.

Nëse zgjedh “Jam dakort” do të bëjë dorëzimin e listpagesës në formën që aktualisht e dorëzon. Nëse zgjedh “Nuk jam dakort” do të ketë mundësi të deklarojë listpagesën pa aktivitet, pa i larguar punonjësit dhe afati i deklarimit nuk ndryshon.

Individët/punonjësit do të përfitojnë pagesë papunësie, apo pagesë lufte, në rast se kanë qenë prezent në listpagesë deri në datën e mbylljes së aktivitetit përkatës me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Check Also

Gjermania ndryshon rregullat për shqiptarët, ambasada: Ja kushtet e reja

Gjermania ka ndryshuar kushtet e hyrjes në kufijtë e saj për të gjithë udhëtarët shqiptarë, …

Largohet nga detyra e drejtorit të Albpetrol, Flamur Mato

Largohet nga detyra drejtuesi i Albpetrol, Flamur Mato, i cili zëvendësoi pak muaj më parë, …

Koçi në SPAK: Bota e krimit në Fier, lidhje të konsoliduar me politikën, zyrtarëve u dhëmbi deklarata ime

Ish-zv.Ministri i Mbrojtjes, aktualisht kryetar i emëruar i PS-së për Fierin, Petro Koçi, dëshmoi për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *