Shtyhen “pa afat” masat kufizuese kundër Covid 19

Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë është kryer një ndryshim në urdhrat e marra si masa parandaluese për përhapjen e koronavirusit Covid-19 në vend.

Në ndryshimin e urdhrave për masat e marra më herët është vendosur shtyrja e datës 3 prill, deri në përfundim të gjendjes të epidemisë.

Ministria e Shëndetit ka firmosur vendimi e ri, ku saktësohet se të gjitha aktivitetet publike dhe jopublike, apo grumbullimet masive nuk do të lejohen deri sa të përfundojë kjo situatë e koronavirusit.

Ndër vendimet e tjera janë:

-Mbyllja e klinikave dentare deri në fundin e epidemisë.

-Ndalim të ndërhyrjeve kirurgjikale deri në fund të epidemisë.

-Mbyllja e çerdheve, kopshteve dhe shkollave do jetë në fuqi deri në përfundimin e epidemisë.

-Ambjentet e bareve, lokaleve, fast-food, restoranteve do vijojnë të mbyllura.

-Pezullohen komisionet e KEMP-it, invalidët do vijojnë të marrin pagesën.

Ndërkaq për lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk ka ende një vendim apo nëse do vijojë me masat aktuale.

Check Also

ISHP këshillon vaksinim për linë e majmunit për personelin mjekësor dhe kontaktet e afërta

Këtë mëngjes është mbledhur Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizimit në ISHP, për masat paraprake …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *