Shqipëria ka kryer deri tani 4,306 teste në total për koronavirusin e ri, në bazë të të cilave 475 rezultojnë të infektuar, 24 të vdekur dhe 248 të tjerë janë shëruar.
Pra, sipas përllogaritjeve për milion banorë, Shqipëria rezulton të ketë kryer vetëm 1,496 teste.
Nëse bëjmë një krahasim me vendet e tjera të rajonit, gjithashtu të prekura nga Covid-19 rezulton se numri i testeve është shumë herë më i lartë për milion banorë se vendi ynë, ndërsa Mali i Zi rezulton shteti që ka kryer më shumë teste, dhe në të njëjtën kohë ka edhe numrin më të ulët të viktimave, vetëm katër deri tani, shkruan Politiko.
Serbia
Ka kryer 2,678 teste për milion banorë (23,398 ne total), ndërsa aktualisht ka të konfirmuar 4,465 të infektuar, 94 viktima dhe 400 të shëruar.
Greqia
Ka kryer 4,682 teste për milion banorë (48,798 në total), në bazë të të cilave 2170 janë të infektuar, 101 të tjerë kanë humbur jetën dhe 269 janë shëruar.
Maqedonia e Veriut
Ka kryer 4,446 teste për milion banorë (9,262 ne total). Deri tani janë konfirmuar 908 të infektuar, 44 viktima dhe 86 të shëruar.
Mali i Zi
Ka kryer 4,568 teste për milion banorë (2,869 ne total). Deri tani janë konfirmuar 283 të infektuar, 4 viktima dhe 46 të infektuar.
*Të dhënat u bazuan në worldometers.info