Shqipëria i drejtohet për ndihmë Kinës

Shqipëria ka kërkuar ndihmë teknike dhe mjekësore nga Kina për përballimin e situatës së krijuar si pasojë e pandemisë së Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, e cila njoftoi se ka marrë një kërkesë për ndihmë, pa specifikuar detajet, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Tre ditë më parë, përgjatë një deklarate të përditshme për mediat, ishte zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ajo që konfirmoi se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Kina për përballimin e situatës për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Ndërkohë që dje kryeministri Edi Rama përjashtoi faktin se Shqipëria do të drejtohej për ndihmë përtej Bashkimit Europian.

Check Also

Falsifikuan dokumentet, 3 të arrestuar, mes tyre drejtori i Zyrës së Tokës në Qarkun Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy funksionarë publik të akuzuar për falsifikim të …

Urdhri i parë i Gledis Nanos për drejtuesit e qarqeve: Paguani policët për punën jashtë orarit, lekët të merren nga paratë e konfiskuara nga krimi

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka marrë vendimin e parë që …

Komisioni për inceneratorët hiqet nga votimi me dakordësi mes PS dhe PD

Opozita dhe mazhoranca ranë dakord të enjten që të heqin nga rendi i ditës dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *