Shkurti filloi dhe po mbyllet me rekord infektimesh dhe humbje jete

Situata e pandemisë në vendin tonë ka arritur në një “qëndrueshmëri” të re dhe të hidhur për sa i përket shifrave të infektimeve dhe vdekjeve.

Fillimi i Shkurtit nisi me një rekord të i infektimesh, ku shifra konstante përgjithësisht ka qenë rreth 1000 raste në ditë, ndërsa që prej ditëve të para shifrat e personave që kanë ndërruar jetë nuk kanë rënë nën 12 në ditë.

Gjendja e rënduar përgjatë 3 javëve të këtij muaji solli gjithashtu edhe shtim të personave të shtruar nëpër spitale.

Këto tre javë kanë qenë nën shifra tronditëse, pasi numri i të vdekurve arriti edhe 18 në datën 17 Shkurt, duke shënuar kështu shifrën më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu ka edhe një shifër të lartë të personave të shtruar në katër spitalet Covid.

Numri i paraqitur nga të dhënat zyrtare është 648, ndërkohë që përgjatë këtyre dy javëve lindi nevoja që të hapeshin edhe spitalet rajonale në Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.

Ndërkaq që prej datës 10 të këtij muaji vendi ynë është nën masa të reja për parandalimin e infeksionit. Të dhënat tregojnë se qëndrueshmëria e re e shifrave është tepër e lartë, edhe përgjatë këtyre dy javëve, ndërkaq qyteti i Tiranës vijon të ketë shifrat më të larta të personave të infektuar. Numri total i rasteve aktive në vend vijon të jetë i lartë, rreth 35.207 ku rreth 22.051 prej tyre janë vetëm në kryeqytet.

Personat e infektuar gjatë periudhës 1-23 Shkurt.

Gjendja e rënduar tregohet gjithashtu edhe nga përqindja e pozitivitetit përgjatë 3 javëve të fundit. Që prej fillimit të muajit dhe deri më tani përqindja e pozitivitetit ka pasur një luhatje, me 24 % deri në ditët e fundit ku ka arritur edhe 31.8%, ndërsa mesatarja e të gjithë kësaj periudhe 3 javorë është 27.1%.

Check Also

Gazetari publikon audion: Artan Lame instrukton punonjësit të mashtrojnë 100 mijë qytetarë për legalizimet: S’do ju bëhet po mbajini varur se votojnë palën tjetër

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, është shfaqur në një material audio duke këshilluar punonjësit e …

Mediat greke: Truku i Ramës me karantinën 14-ditore, po dekurajon shqiptarët të udhëtojnë për votimet

Ndërsa raportojnë lajmin për karantinën 14-ditore të vendosur ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i …

Gjashtë të vdekur dhe 148 raste të reja me Covid

6 qytetarë nuk mundën ta fitonin betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *