Shkon në 21 numri i viktimave nga CoVid-19, vdes boksieri i njohur

Ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve nga sëmundja e Covid-19, ish-boksieri Skënder Kurti.

61-vjeçari kaloi vdekje klinike në 23 mars, dhe u raportua si viktima e pestë e koronavirusit në Shqipëri.

Por Kurti nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurës dhe ka ndërruar jetë sot më 5 prill.

Përveçse trajner, Kurti ka qenë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës, në të cilin zgjodhi më pas që të trajnonte të rinjtë.

Edhe pse në një moshë të re (61 vjeç) dhe i mësuar me sportin, pandemia globale nuk e ka kursyer duke i marrë jetën.

Me vdekjen e tij numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë shkon në 21.

Check Also

Vlerësimi i “The Economist”: Bilanci real i pandemisë, 12 mijë viktima në Shqipëri

Bilanci i pandemisë në Shqipëri mund të jetë shumë herë më i lartë nga sa …

Escobar: Do të shpallim persona të tjerë “non grata” në rajon

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar u shpreh sot në …

Protesta e 8 janarit, Berisha thirret nesër në Prokurori, pasnesër Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti demokrat Flamur Noka do të thirren nesër në Prokurori, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *