Është rritur edhe gjatë ditës së sotme numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Harta është shtuar me Tropojën dhe të prekur janë edhe katër fëmijë, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 28 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 174
Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi, ndërsa gjatë dy ditëve të fundit hartës i është shtuar Kruja, Berati, Lezha dhe Hasi.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste