Shkon në 146 numri i të prekurve, infektohet dhe Kruja, 17 të shëruar

23 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus, e ndërsa hartës së qyteteve të prekura i është shtuar edhe Kruja me një rast. Në total  nga 1041 të realizuara që kur është konfirmuar pacienti zero, kanë rezultuar pozitiv 146 qytetarë.  Teksa 17 janë shëruar, lufta bëhet më e vështirë për 3 pacientë të shtuar në Urgjencën Infektive të cilët janë të intubuar (frymëmarrje me anë të aparaturave) dhe gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime. Deri në këto momente testuar 1041 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 146 qytetarë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë  83 qytetarë
  • Durrës 9 qytetarë
  • Lushnje 4 qytetarë
  • Elbasan 3 qytetarë
  • Fier 14  qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 4 qytetarë
  • Korcë 11 qytetarë
  • Vlorë 5 qytetarë
  • Shkodër 3 qytetarë
  • Lezhe 4 qytetarë
  • Berat 1 qytetarë
  • Has 2 qytetarë
  • Krujë 1 qytetar

“Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. 

Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

I infektuari i parë në qytetin e Krujës me COVID-19 është një burrë rreth 60 vjeç. Ai është paraqitur prej afro 10 ditësh në urgjencën e qendrës shëndetësore të Fushë-Krujës ku ka marrë mjekim me antibiotikë për gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhej.

Ditën e djeshme i është marrë tamponi, dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pritet që tamponit t’i nënshtrohet një pjesëtar i stafit të urgjencës së Fushë-Krujës i cili ka trajtuar të infektuarin.

Deri më tani, asnjë pjesëtar i stafit mjekësor nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Check Also

Rama: OSBE, mision i suksesshëm, tani duam Këshillin e Sigurimit në OKB

Shqipëria e vlerëson të suksesshme Presidencën e OSBE-së, pavarësisht vështirësive që dolën përgjatë këtij viti …

18 të vdekur, 801 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar …

SPAK dërgon për gjykim çështjen ndaj ish-drejtorit të Tatimeve Korçë

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, njoftoi të premten se kishte dërguar për gjykim në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *