Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një 79-vjeçar si pasojë e Covid-19.
79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv.
I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak.
Ndaj tij janë kryer shumë mjekime.
Mjekët thanë se 79 veçari me inicialet B.H është paraqitur në spital në gjendje të rëndë, por pas kurimit ai doli nga gjendja e rrezikut dhe ditët e fundit, situata shëndetësore paraqitej e stabilizuar.
Familjarët pritet të marrin trupin e të ndjerit dhe ashtu si në të gjitha rastet e tanishme në vend, edhe të vdekjeve natyrale, nuk kryhen cereminutë sipas traditës, për shkak të masave të marra nga Qeveria për të ndalur përhapjen e koronavirusit.
79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.