Shkollat drejt mbylljes për shkak të pandemisë

Një pjesë e nxënësve pritet të mos kthehen në klasa pas pushimeve të festave të nëntorit pasi autoritetet shëndetësore i rekomanduan Ministrisë së Arsimit të kalojë në një kombinim të mësimit në klasë me mësimin online, një skenar që planifikohet të zbatohet jo në mënyrë tërësore në të gjithë territorin e vendit, por zonë pas zone, në bazë të ecurisë së pandemisë në zonat përkatëse.

“…pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve kemi vendosur që ti rekomandojmë ministrisë së Arsimit që prej datë 1 dhjetor të aplikojmë skenarët me mësim të alternuar, klasike, fizike dhe të kombinuar me mësim online. Bazuar në specifikat e situatës lokale të epidemisë,” deklaroi Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu në një mesazh video të publikuar në faqen e saj në Facebook.

Shqipëria regjistroi ditën më tragjike të martën me 19 viktima të shënuara në 24 orë nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Mesatarja dyjavore e infektimeve ditore të martën shënoi nivelin 630 infektime, një tregues kyç që vijon të jetë në rritje të pandërprerë që nga fundi i tetorit.

Shqipëria vendosi hapjen e shkollave fillore dhe të mesme gushtin e kaluar, kur shifrat e pandemisë ishin të ulëta. Shkollat u hapën me orare të shkurtra dhe me katër turne për të shmangur mbipopullimin e klasave. Që nga ajo kohë, qeveria ka këmbëngulur që nxënësit nuk janë përhapës të koronavirusit. Edhe të mërkurën, ndërsa shpalli vendimin e Komitetit të Ekspertëve, Manastirliu përsëriti se “nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë i infeksionit.”

Check Also

Zyrtarizojnë koalicionin. Kurti për Kryeministër, Osmani Presidente

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani njoftuan arritjen e marrëveshjes së koalicionit, jo vetëm parazgjedhor. Kreu …

Loja e madhe e Erdoganit: Intrigat në Shqipëri e Ballkan

Nga Financial Times Ka kaluar një vit që kur shtetasi turk Harun Çelik u dërgua …

Studimi i ri / Nëse e keni kaluar Covid-19 mund të keni antitrupa për 5 muaj

Shumica e njerëzve që kanë pasur Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *