Shkojnë në 23 viktimat nga Covid, ndërron jetë një tjetër paciente në QSUT

Një paciente 72-vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me COVID19.

E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

72-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

E moshuara është viktima e 23 me COVID19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Check Also

Vjosa Osmani bën historinë, personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 …

Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën për Shqipërinë

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka miratuar këtë të enjte raportin për progresin e …

Mjeku Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Mjeku Tritan Kalo është larguar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe këtë e ka bërë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *