Shifrat e INSTAT: Numri i viktimave nga vrasjet u rrit me 15% në Shqipëri

Kronikat e vrasjeve janë bërë thuajse të përditshme në Shqipëri.

Të dhënat nga INSTAT treguan se në vitin 2018 u regjistruan 2.3 viktima për çdo 100 mijë banorë të vendit, duke shënuar kështu një rritje me 15% në krahasim me një vit më parë.

Sigurimi i paqes dhe qetësisë për shoqërinë është njëri objektivat (SDG 16) për zhvillimin e qëndrueshëm.

INSTAT ka publikuar axhendën për Zhvillimin e Qëndrueshëm, e cila përmban 17 objektiva të vendosura nga OKB.

Për sa i përket numrit të viktimave nga trafikimi i qenieve njerëzore për vitin 2018. u regjistrua 3.3 viktima për 100 mijë banorë. Ky tregues në raport me një vit më parë shënoi një rënie prej 10.8%.

Një tjetër tregues i këtij objektivi është edhe numri i të padënuarve në totalin e të ndaluarve (burgosurve).

Sipas INSTAT, në 2018 rreth 41.8% të të burgosurve në Shqipëri nuk kishin marrë një dënim. Krahasuar me një vit më parë ky tregues nuk kishte ndonjë ndryshim.

Në botë përqindja e të burgosurve të mbajtur në paraburgim pa vendim final ka mbetur pothuajse konstante në dekadën e fundit, në 31% të të gjithë të burgosurve. Kjo normë është rreth 10 pikë përqindje më e ulët se në Shqipëri.

Rreziku ndërkombëtar nga vrasjet, dhuna ndaj fëmijëve, trafikimi i qenieve njerëzore dhe dhuna seksuale është i rëndësishme për t’u adresuar dhe për të promovuar shoqëri më paqësore dhe gjithëpërfshirëse për një zhvillim të qëndrueshëm

Për të trajtuar këto sfida dhe për të ndërtuar një shoqëri më paqësore, gjithëpërfshirëse, duhet të ketë ligje më efikase dhe transparente të vendosura dhe buxhete gjithëpërfshirëse, realiste të qeverisë.

Disa nga synimet e Objektivit 16:

  • Ulja ndjeshëm e të gjitha formave të dhunës dhe shkallën e vdekjeve të lidhura më të
  • Fundi i abuzimit, shfrytëzimi, trafikimi dhe të gjitha formave të dhunës ndaj dhe torturimit të fëmijëve
  • Sundimit i ligjit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe sigurimi i një aksesi të barabartë në drejtësi për të gjithë
  • Reduktimi i ndjeshëm i korrupsionit dhe rryshfetit në të gjitha format e tyre
  • Zhvillimi i institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe transparente në të gjitha nivelet.

Monitor

Check Also

Falsifikuan dokumentet, 3 të arrestuar, mes tyre drejtori i Zyrës së Tokës në Qarkun Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy funksionarë publik të akuzuar për falsifikim të …

Urdhri i parë i Gledis Nanos për drejtuesit e qarqeve: Paguani policët për punën jashtë orarit, lekët të merren nga paratë e konfiskuara nga krimi

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka marrë vendimin e parë që …

Komisioni për inceneratorët hiqet nga votimi me dakordësi mes PS dhe PD

Opozita dhe mazhoranca ranë dakord të enjten që të heqin nga rendi i ditës dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *