Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Shqipëri

Ka ndërruar jetë në spital një grua e infektuar nga koronavirusi COVID-19, duke e çuar në 6 numrin e viktimave.

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Gruaja, e cila vuante nga hipertensioni gjendej e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Check Also

Zanafilla e inceneratorëve: Emergjenca mjedisore u shpall pa bazë ligjore

Në fillim të shkurtit 2014, pesë zëvendësministra të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama …

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Ballkani i Hapur? Rama: Do të presim e shohim reagimin e Serbisë

Shqipëria nuk ka pse të ndjehet e rrezikuar nga agresoni rus në Ukrainë, ndërsa vendi, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *