Shënohen 25 viktima nga Covid, 19 raste të reja

Shkon në 25 numri total i viktimave me COVID-19 në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital një 90 vjeçar i infektuar me koronavirus, i cili kishte sëmundje bashkëshoqëruese, diabet, astma bronkiale dhe hipertension.

Ai ndodhej prej 11 ditësh në spital.

Ndërkohë, 19 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nga 252 teste të kryera tek personat e dyshuar.

Në total deri më tani në Shqipëri janë kryer 4558 teste, ku 494 kanë rezultuar pozitivë.

Check Also

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Dionis Biba, personazh i njohur i rrjeteve sociale, u kap brenda shtëpisë së barit, dënohet me 15 muaj në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *