“Sakrificë është përballja me virusin, jo izolimi”, mesazhi që vjen nga Infektivi

Shefja e Forcës Speciale tek Infektivi, Najada Como ka realizuar një video të shkurtër ku tregon situatë brenda Infektivit të shndërruar në spital COVID-19 dhe ka njëherësh një mesazh për të gjithë.

“Do ju jap një informacion të shkurtër. Lufta është hapur, kemi shtim të numrit të pacientëve tek Infektivi. Tre prej tyre janë në terapi intensive. I siguroj qytetarët se ne jemi një staf i mirëtrajnuar. Ju kini besim te ne dhe ne do bëjmë punën tonë në maksimum. Ju kërkojmë të qëndroni në shtëpi, pasi kjo është një fitore e madhe për ne, sepse ul rrezikun e infeksionit te personat e tjerë. Nuk është sakrificë e madhe të rrish në shtëpi, por të përballesh me virusin”, thotë Najada në mesazhin e saj të publikuar në facebook-un e kryeministrit Rama.

Check Also

Kërkuan rrëzimin e nenit të Kodit Zgjedhor për ndarjen e mandateve, ‘Kushtetuesja’ cakton seancën për kërkesën e Patozit dhe Murrizit

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 9 qershor 2021 kërkesën e Partisë Bindja Demokratike dhe …

Ndërtimi i Portit të Durrësit, portë e hapur për sirianët drejt BE-së

Në fund të muajit mars, Qeveria ndërhyu në një vendim të saj të vitit 2013, …

Hetimi i Mediut për Gërdecin, ftesa e Ramës për Bashën dhe pse PD po sulmon SPAK

Fatmir Mediu u prish në fytyrë kur në një lidhje “Live” teksa po fliste për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *