Ka shkuar në 15 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë.
Në një komunikim live bashkë me kryeministrin Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se në total janë testuar 238 raste, nga të cilat 15 kanë rezultuar pozitive.
“Janë 238 raste të testuar dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste, nga të cilat 50 personel mjekësor ku kanë dalë negative. Ndërsa nga rastet e tjera janë 34 raste të cilat 31 kanë dalë negative dhe 3 pozitive. Janë raste që lidhen me pacientin zero dhe janë futur në sistemin e vetëkarantinimit”.
Ministrja Manastirliu më herët dha lajmin e mirë, se personeli mjekësor në spitalin e Durrësit ka rezultuar negativ, pas analizave të kryera.