Për të dytën ditë me radhë vijon të rritet me ritme relativisht të larta numri i të prekurve nga koronavirusi në vend.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 29 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 333
Ditëte e fundit është rritur ndjeshëm numri i të prekurve na Shkodër duke e kthyer këtë rreth në një prej vatrave më të rrezikshme të koronavirusit në vend krahas Tiranës.
Kjo është shifra më e lartë e të prekurve nga koronavirusi brenda 24 orëve në vend.
Ndërkohë, deri më tani janë shëruar tërësisht 99 persona, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 18 pasi gjatë 24 orëve të fundit ndërroi jetë një person.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:
– Tiranë 157 raste
– Durrës 33 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 9 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 31 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste’