Rrëshen, ekzekuton në oborrin e banesës ish-gruan dhe vëllanë e saj

Një divorc i përfunduar keq mes një çifti denigron deri në krim në familje. Ish-bashkëshorti ekzekuton me automatik në oborrin e shtëpisë ish-gruan dhe kunatin e tij pas debatit të radhës dhe më pas arratiset nga vendngjarja.

Vrasja e dyfishtë ndodhi rreth orës 20:40 të mbrëmjes së sotme, në Kodër-Rrëshen, në Mirditë.

Motër e vëlla u dërguan të pajetë në morgun e spitalit, pasi plumbat e marrë nga distanca e afërt ishin fatale.

Policia konfirmoi se viktimat janë Vladison dhe Esmeralda Filopati, 34 dhe 36 vjeç (ne foton kryesore), kurse autori i dyshuar i krimit është Fatmir Koleci, 47 vjeç, tashmë i shpallur në kërkim.

Në fillim është menduar se krimi mund të kishte të bënte me ndonjë hasmëri të mundshme, pasi Vladison Filopati ishte kthyer prej pak ditësh nga Italia dhe dyshohej se ishte shënjestra.

Por nga hetimet paraprake dhe të dhënat si dëshmi prej të afërmve të viktimave dhe banorëve, është zbuluar se 47-vjeçari Koleci është parë të lëvizte në zonë i armatosur dhe më pas ka debatuar ashpër në oborrin e familjes Filopati, fillimisht me Esmeraldën dhe më pas me ish-kunatin e tij.

Në grindje e sipër, ai ka vrarë nënën e tre fëmijëve dhe të vëllanë e saj.

Mësohet se bashkëshortët ishin ndarë prej tre vitesh.

Nuk dihen shkaqet e ndarjes së çiftit, por bëhet me dije se autori nuk e ka pritur aspak mirë ndarjen.

Edhe më parë mes palëve ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme dhe besohet se kthimi i 34-vjeçarit nga Italia mund të ketë ndodhur për këtë shkak, për të zgjidhur përplasjet.

Mësohet se edhe më parë Koleci e ka kërcënuar ish-gruan e tij, duke i kërkuar që të kthehej në banesë, por ajo ka refuzuar.

Policia e Shtetit bëri me dije se pasi ka identifikuar si të dyshuar Fatmir Kolecin, ka vënë në aksion edhe forcat speciale të FNSH-ve të Shkodrës dhe ato të RENEA-s.

Autori paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është i armatosur, kurse ndjekja ka vijuar përgjatë gjithë natës, me kontrolle në rrugë, mjete dhe banesa.

Fatmir Koleci bëhet me dije se më herët ka qenë i ndaluar nga policia, në vitin 2017, për dhunë në familje.

Check Also

Rama ‘vodhi’ idenë e Erdogan/ Ku do i gjejë KM shqiptar 1 miliardë dollarë për 2 satelitët?!

“Qeshni, qeshni ju, po do e shikoni”, me këto fjalë iu drejtua kryeministri Edi Rama …

Inceneratori, LSI çon në SPAK Lefter Kokën, deputetin e PS dhe kryebashkiakun e Fierit

LSI ka dorëzuar tre kallëzime në SPAK për ish-drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit në lidhje …

Raporti i KLSH: Astrit Hado drejtori i ISSH shkakon dëm ekonomik 172 milion lekë në buxhetin e shtetit

Raporti nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar se janë shkaktuar -172 milion lekë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *