“Roli i prokurorisë në zgjedhje”, zbardhet takimi Çela-Borchardt

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Olsian Çela priti sot në një takim zyrtar kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt.

Temë e takimit ishte mbështetja që OSBE ka dhënë dhe po jep për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe projektet në të ardhmen.

Në takim u diskutua mbi aspekte të rëndësishme, të tilla si roli i prokurorisë në fazën zgjedhore apo në procesin e dekriminalizimit si dhe vlerësimin e kapaciteteve të saj në perspektivën e reformave ligjore në këtë drejtim.

Gjithashtu u diskutua rreth forcimit të kapaciteve institucionale përmes rritjes së bashkëpunimit mes Prokurorisë dhe Policisë gjyqësore, objekt i një studimi të kryer nga OSBE.

Ky studim do të pasohet nga një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim implementimin e masave konkrete në këtë drejtim.

Check Also

Mirel Mërtiri, padi kundër BIRN Albania për dëm ‘moral dhe ekzistencial’

Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane …

FMN nxjerr ‘blof’ qeverinë për Rindërtimin: Deri në shtator u realizua vetëm 8% e planit vjetor

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit ka hedhur dritë mbi fondet që …

Balluku: Kolaudimi i makinave nuk do të jepet me konçesion

Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ka mohuar të ketë një konçesion të ri për shërbimin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *