Rihapen nesër qendrat e kontrollit të makinave, sportelet për taksat e rinovimin e patentave

Pas një muaji pezullim për shkak të pandemisë nesër rifillon puna në qendrat e kontrollit teknik për kolaudimin e makinave. Sipas kompanisë SGS fillimisht me rihapjen e punës, shërbimi do t’u ofrohet makinave që transportojnë dhe furnizojnë dyqanet me ushqime.

Sipas njoftimit të kompanisë këto automjete nuk pranohen në qendrat e kontrollit teknik nëse nuk kanë paguar taksat vjetore. Para se të përfitojnë shërbimin pronarët e makinave duhet të kryejnë rezervimin, si dhe të jenë të pajisur në qëndrat e kontrollit me maska, doreza dhe dizifektantë.

“Ju njoftojmë qendrat e kontrollit teknik do të fillojnë punë nga data 14.04.2020, kryesisht për mjetet e transportit dhe shpërndarjes së mallrave e furnizimeve.

Me qëllim zbatimin e kufizimeve të vendosura nga autoritetet shëndetsore, për çdo mjet duhet të rezervohet kontrolli në qendrën që i përket zonës së tij të regjistrimit, ku kërkohet të plotësohet detyrimisht në fushën e emrit ose mbiemrit edhe numri serial i pullës së taksës vjetore të paguar (përbëhet nga 2 shkronja e 6 shifra). Mungesa ose pasaktësia e këtij informacioni dhe rezervimi në qendër kontrolli jo të zonës së regjistrimit janë arsye për anullimin e menjëhershëm të rezervimit nga ana jonë.

Mjetet të sillen në parking jo më herët se 15 minuta para orarit të rezervuar. Drejtuesit e mjeteve të paraqiten me maskë fytyre e doreza dhe të kenë në kabinë solucion dizinfektant për sipërfaqet e brendshme të kabinës. Xhamat anësore të lihen gjysëm ose plotësisht të ulur.

Kompania kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të respektojnë gjatë gjithë kohës masat e vendosura në qendrën e kontrollit dhe këshillat e autoriteteve shëndetsore”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Rihapen nesër sportelet për taksat e patentat

Kush kërkon të rinovojë lejen e drejtimit të makinës apo të paguajë taksat vjetore nga nesër mund të drejtohet në sportelet e drejtorive rajonale të shërbimit të transport. Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit njoftoi se nga 14 prilli rifillon të gjitha shërbimet në sportel në oraret 08:00-16:00 nga dita e hënë në të premte.

“Për shërbimet e lejedrejtimit dhe pagesën e taksave, në Tiranë duhet të drejtoheni te zyrat e NSHARAK. Ndërsa DRSHTRR Tiranë-Kashar, mirëpret të gjithë të interesuarit për shërbimet e mjeteve.  Në DRSHTRR Tiranë dhe Durrës, shërbimet duhet të rezervohen online.  https://www.dpshtrr.al/info…/rezervo-online-takimin-sherbime

Check Also

Gratë në median shqiptare: Nga riviktimizimi tek stigmatizimi si imorale

Në tetor 2017, një vajzë 15-vjeçare në një fshat të izoluar në Shqipërinë juglindore raportoi …

Zbulohet rrjeta kriminale e FOREX/ ‘Mafia italiane’ dhe BOSS-ët e tij shqiptarë qarkullojnë dhjetra MLN € çdo vit

Në artikujt tanë të fundit, JOQ Albania ka ndërmarrë denoncime serioze, faktike kundrejt aktivitetit kriminal …

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *