Riatdhesimi nga Roma kushton 100 euro, Rama: Qeveria do të paguajë 2/3 e akomodimit në hotel

Të gjithë ata që kanë ngecur në Romë, për shkak të masave kufizuese të koronavirusit, sot kanë mundësi të prenotojnë fluturimin drejt Shqipërisë. Pagesa e biletës do të kryhet nga vetë personi, ndërsa qeveria do të paguajë dy të tretat e pagesës së akomodimit të detyruar 14 ditor në hotel.

“Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma✈

Paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standartet anticovid19, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin.

Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme e falenderoj Air Albanian dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë.

*Cmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht”, shkruan Rama.

Procedura e riatdhesimit:

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka sqaruar procedurën që duhet të ndjekë çdo qytetar që do të kthehet në atdhe.

“Vizitoni faqen airalbania.com.al dhe më pas rublikën “riatdhesime”.

Klikoni në linkun e hoteleve të cilat janë transformuar në struktura karantinuese covid-19.

Lexoni me kujdes formularin e kushteve të karantinimit, dhe vetëm pasi të shtypni butonin “pranoj” do të mund të zgjidhni dhomën tuaj të qëndrimit 14-ditor.

Pasi të kryeni pagesën elektronike prej 98 eurosh, sistemi do të prodhojë vërtetimin e rezervimit tuaj, në të cilin do të gjeni një kod unik, i cili do t’iu shërbejë për rezervimin e biletës.

Kthehuni në faqen airalbania, dhe me kodin unik që morët vijoni me rezervimin e biletës së avionit. Pas kësaj do të jeni i gatshëm për të udhëtuar.

Air Albania që nis këtë të shtunë fluturimet në Romë, do të fluturojë gjithashtu drejt Milanos, Barit, Frankfurtit, Parisit dhe Londrës”.

Check Also

Atentati ndaj 42-vjeçarit në Lezhë policia pyet disa dëshmitarë

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona në lidhje me atentatin e të martës në …

Venecia kritikon socialistët për ndryshimet e njëanshme në kushtetutë

Komisioni i Venecias shprehu keqardhje për procedurën e ndjekur nga Partia Socialiste dhe mbështetësit e …

Mirel Mërtiri, padi kundër BIRN Albania për dëm ‘moral dhe ekzistencial’

Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *