Raste të reja me koronavirus, ku janë vatrat e prekura në Shqipëri

Ka shkuar në 38 numri i të prekurve nga covid 19 në vend.

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,  38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina)

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Check Also

Bagazhet e humbura: Ku shkojnë dhe si ruhen në Aeroportin e Rinasit?

Njerëzit shpenzojnë shumë para në “Duty Free”, por jo pak herë harrojnë në avion ato …

Plan për të sulmuar Vis Martinaj, një shef në Policinë e Shtetit jepte informacion te “Doqja” e vëllezërit Duka

Sigurimi i informacioneve për lëvizjet jashtë shtetit të Ervis Martinaj dhe kalimin e tyre tek …

Rama ‘vodhi’ idenë e Erdogan/ Ku do i gjejë KM shqiptar 1 miliardë dollarë për 2 satelitët?!

“Qeshni, qeshni ju, po do e shikoni”, me këto fjalë iu drejtua kryeministri Edi Rama …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *