Raporti / Dëmet nga tërmeti sa 6.4 % e PBB në 2018-ën, sektorët më të goditur

Tërmeti i 26 nëntorit vlerësohet të ketë shkaktuar efekte të barabarta me 6.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të 2018-ës.

Raporti zyrtar i dëmeve të tërmetit të përgatitur nga Këshilli i Ministrave, Bashkimi Europian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore vlerëson se Shqipëria ka një aftësi të kufizuar për të arritur rikonstruksion të plotë brenda një afati të shkurtër dhe të mesëm.
Për sa i përket humbjeve, sektorët ekonomikë më të goditur ishin turizmi dhe pasuritë e paluajtshme, por dëme të konsiderueshme u shkaktuan gjithashtu në arsim, shëndetësi, infrastrukturë publike, prodhim dhe tregti e bujqësi.

Si rezultat citon raporti, rritja reale e PBB-së në 2019 dhe 2020 vlerësohet të jetë më e ulët. Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me rreth 2.4% të parashikuar në vitin 2019 dhe 3.2% në vitin 2020 krahasuar me parashikimin fillestar përpara tërmetit përkatësisht me 2.9% dhe 3.5%.

Tërmeti gjithashtu pritet të sjellë shtrëngim të mëtejshëm në financat publike: deficiti fiskal vlerësohet të jetë më i lartë se 0.7 përqind e PBB-së. Deficiti tregtar dhe deficiti i llogarisë rrjedhëse pritet të përkeqësohen gjithashtu. Defiçiti i llogarisë korente pritet të zgjerohet me rreth 0.2% të PBB-së, duke u rritur nga parashikimi fillestar prej 7.1% në 7.3% të PBB-së në vitin 2020.

Megjithëse aktiviteti ekonomik, citon raporti ka të ngjarë të ngadalësohet dhe deficiti mund të rritet më tej si rezultat i tërmetit, disponueshmëria e burimeve të granteve për rindërtim do të ndihmonte në përshpejtimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe zbutjen e efekteve negative të tërmetit në financat publike.

Dëmtimet dhe humbjet

Vlerësimi zbulon se efekti i përgjithshëm i katastrofës në 11 bashki arrin në 985.1 milion euro (121.21 miliardë lekë), nga të cilat 843.9 milion euro (103.84 miliardë lekë) përfaqësojnë vlerën e aseteve të shkatërruara fizike dhe 141.2 milion euro (17,37 miliardë lekë) ) i referohen humbjeve.

EdukimiNdërtesaProdhimiMbrojtja socialeShëndetësiInfrastrukturaMbrojtja sociale24.1%9.4%

56.4%

Task Hours per Day
Edukimi 6.2
Ndërtesa 24.1
Prodhimi 56.4
Mbrojtja sociale 9.4
Shëndetësi 1.4
Infrastruktura 2.1
Mbrojtja sociale 0.4

Shumica e dëmeve janë regjistruar në sektorin e Strehimit (78.5%), e ndjekur nga sektori Prodhues (8.4%) dhe Edukimi (7.5%). Sa i përket humbjeve, sektori i prodhimit zë pjesën më të lartë (56.4%), ndjekur nga Strehimi (24.1%) dhe Mbrojtja Civile & Reduktimi i Rrezikut të Fatkeqësive me 9.4%.

Në lidhje me dëmet sipas pronësisë, 76.5% janë private dhe 23.5% publike. Sektorët e Strehimit dhe Prodhimit i përkasin kryesisht infrastrukturës private, ndërsa sektorët e tjerë të mbetur janë pronë publike. I njëjti model vlen edhe për humbjet.

Në lidhje me shpërndarjen gjeografike të dëmeve dhe humbjeve, bashkia e Durrësit rezulton nga më të prekurit me 303.8 milion euro (3.74 miliardë lekë) ose 32.4% të dëmeve totale dhe humbje, e ndjekur nga Tirana me 284.3 milion euro (3.5 miliardë lekë) ose 30%, dhe Kruja me 84.2 milion euro (1.04 miliardë lekë) ose 9%.

Sektorët e prekur

Efektettotale nëmln euro

0100200300400DurrësTiranaKrujaKavajaShijakVloraKurbinLezhaKamzaMirdita

Qytete Efektet totale në mln euro
Durrës 310.2
Tirana 303.5
Kruja 86.2
Kavaja 69.2
Shijak 65
Vlora 49.8
Kurbin 39.8
Lezha 35.6
Kamza 18.2
Mirdita 6.7

Arsimi: Dëmet janë raportuar për 321 institucione arsimore në 11 bashkitë e prekura, që përfaqësojnë 24% të të gjitha institucioneve arsimore. Bashkitë e Tiranës dhe Durrësit kanë pjesën më të lartë të dëmeve, përkatësisht me 55% dhe 21%. Vlera totale e dëmeve dhe humbjeve në sektorin e arsimit vlerësohet 72.35 milion euro (8.9 miliardë lekë).

Nga kjo, vlera e dëmit është 63.59 milion euro (7.8 miliardë lekë), ndërsa humbjet janë 8.76 milion euro (1.1 miliardë lekë). Nevojat totale për rindërtim dhe rikuperim vlerësohet të jenë 94.83 milion euro (11.67 miliardë lekë).

Shëndetësia: 36 objekte shëndetësore (8% e totalit në 11 bashki) janë dëmtuar pjesërisht ose plotësisht, ku 22 janë institucione të kujdesit shëndetësor parësor. Pati dëmtime në tre spitale rajonalë, nëntë spitale universitar (njësi), dy spitale komunale, dhjetë qendra shëndetësore dhe 12 poste shëndetësore. Efektet totale vlerësohen në 9.93 milion euro (1.22 miliardë lekë). Humbjet e raportuara arrijnë në 1.91 milion euro (235.03 milion lekë) dhe janë të lidhura kryesisht me shërbimet mjekësore falas gjatë periudhës së urgjencës. Rehabilitimi i objekteve të dëmtuara pjesërisht ose të dëmtuara tërësisht, si dhe masat e zvogëlimit të rrezikut dhe rezistencës vlerësohet në 14.54 milion euro.

Strehimi: Gjithsej janë 11,490 njësi strehimi të vlerësuara si të dëmtuara ose të prishura plotësisht dhe duhet të rindërtohen. 83,745 banesa u dëmtuan pjesërisht ose lehtë, duke pasur nevojë për riparim. Masa e banesave të dëmtuara është sa 18% e njësive totale të banesave. Efektet e përgjithshme vlerësohen në 696.3 milion euro (85.68 miliardë lekë), ndërsa rikuperimi dhe rindërtimi vlerësohen në 803 milion euro (99.301 milion lekë) për një periudhë afatshkurtër, të mesme dhe të gjatë.

Infrastruktura: Nga totali i dëmeve dhe humbjeve në këtë sektor, që arrin në 33,42 milionë euro (4.11 miliardë lekë), një e treta i përket bashkisë së Durrësit.

Prodhimi: Efektet totale të vlerësuara për sektorin janë 150,48 milionë euro. Turizmit pësoi më shumë dëme dhe humbje me 90.24 milion Euro (11.1 miliardë lekë), shumica e të cilave është për shkak të humbjeve nga një rënie e pritshme e vizitorëve të huaj mes viteve 2020 dhe 2022. Biznesi dhe Punësimi janë në rend të dytët më të prekurit me 53 milion euro (6.5 miliardë lekë) dëme dhe humbje, pjesa më e madhe shkon në 714 biznese në prodhim dhe tregti.

Trashëgimia Kulturore: Dy muze kombëtar dhe tre muze lokal u klasifikuan si të pasigurt dhe janë akoma të mbyllur për publikun, ndërsa 23 monumente dhe site shtesë u klasifikuan si me rrezik të lartë dhe 30 monumente të tjera si rrezik mesatar.

Bujqësia: Dëmet ishin të vogla dhe kanë të bëjnë me inputet dhe pajisjet bujqësore. Ka pasur dëme në argjinaturat dhe stacionet e kullimit të ujit në Durrës dhe Lezhë, si dhe në Institutin për Sigurinë e Ushqimit dhe ndërtesën e Veterinarisë.

Nevojat e rimëkëmbjes në këtë sektor arrijnë në 51.83 milion euro (6.4 miliardë lekë), mbi gjysma është në sektorin e Biznesit dhe Punësimit me 27.84 milion euro (3.4 miliardë lekë), i ndjekur nga turizmi me 10.88 milion euro (1.3 miliardë lekë) .

Check Also

Radhë edhe te Morgu i Tiranës

Kjo ka qenë situata në morgun e Tiranës këtë të diel. “Doli një polic atje dhe …

Fyerje ndaj Skënderbeut dhe Adem Jasharit. Qytetarët kërkojnë heqjen e dy shtatoreve në Prizren

Shumë shqiptarë të Kosovës kanë mbetur të pakënaqur nga dy shtatoret e përuruara një ditë …

Nisma “Thurje” shndërrohet në parti, pjesë edhe Rudina Hajdari

Drejtuesit e Nismës “Thurje” komunikuan zyrtarisht vendimin për t’u shndërruar në një forcë politike që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *