Raporti/ Administrata shqiptare e kalon kohën në zyrë duke parë filma

Që të gjykosh shkallën e zhvillimit të një vendi, cilësia dhe standardi i shërbimit civil dhe admibistratës civile është një ndër treguesit më të rëndësishëm.

Sa i përket Shqipërisë kjo është më se e qartë. Sipas një raporti të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit orarin e punës punonjësit e administratës publike e përdorin pa efektivitet shërbimin e internetit.

Ata e shpenzojnë kohën e qëndrimit në institucionet shtetërore për të parë filma, rrjetet sociale, për të dëgjuar muzikë, radio apo për shkarkim dhe lojëra, veç përdorimit për të bërë update sistemeve operative të Microsoft.

KLSH ka marrë në analizë dhënat për vitin e kaluar në disa dikastere dhe bashki të vendit. Rezulton se rreth 15% e internetit shkon për argëtim virtual.

KLSH njofton se ka arritur në konkluzionin gjithashtu se përdorimi I internetit nuk monitorohet si dhe nuk bllokohen apo kufizohen faqe që s’janë të nevojshme për t’u hapur gjatë orarit zyrtar të punës.

Check Also

Gratë në median shqiptare: Nga riviktimizimi tek stigmatizimi si imorale

Në tetor 2017, një vajzë 15-vjeçare në një fshat të izoluar në Shqipërinë juglindore raportoi …

Zbulohet rrjeta kriminale e FOREX/ ‘Mafia italiane’ dhe BOSS-ët e tij shqiptarë qarkullojnë dhjetra MLN € çdo vit

Në artikujt tanë të fundit, JOQ Albania ka ndërmarrë denoncime serioze, faktike kundrejt aktivitetit kriminal …

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *