Rama: Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia

Rama: Do ndalojmë pensionistët të dalin nga shtëpia

“Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia, deri kur kjo luftë të mbarojë! Nuk mund të presim më ndërgjegjësimin e asaj pakice që vazhdon sfidon rregullat, duke vënë në rrezik shumë serioz veten dhe të tjerët!

Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre. Ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë!

Të gjitha bashkitë në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë e mbrojtjes sociale, ministrinë e mbrojtjes, ministrinë e brendshme, institutin e sigurimeve shoqërore, shërbimin social shtetëror dhe agjencinë kombëtare të teknologjisë së informacionit, janë në punë për planin e mbështetjes në shtëpi të pensionistëve kryefamiljarë në çdo qytet!

I lutem çdo biri dhe bije prindërish të moshuar, bëni të pamundurën të mbani në shtëpi babain e nënën tuaj, gjyshin e gjyshen e fëmijëve tuaj! T’i lesh të dalin është njësoj si t’u hapësh derën të shkojnë për të marrë pjesë në një bombardim!

O zot çfarë sikleti ta thuash:

Mos u jepni dorën dhe rrini tek dera në distancë kur u çoni ushqimet apo ilaçet në shtëpinë e tyre më vete!

Kudo ku e keni të mundur në shtëpitë tuaja, mbajini në dhomë më vete!

Që t’i përqafojmë fort nesër dhe t’i kemi sa më gjatë pranë nesh, duhet t’i izolojmë sot nga çdo kontakt i mundshëm, me botën po e po, por edhe me vetë ne, që as dorën nuk duhet t’u japim dhe as pragun nuk duhet t’ua shkelim kur u çojmë ushqimet a ilaçet tek dera!

Ndjesë 1.000.000 herë kjo ishte më e vështira që duhet të nxirrja nga goja dhe s’do doja kurrë të isha unë që duhet ta bëja këtë, por s’kam si ta mbaj për vete, kur s’ka absolutisht as edhe një rrugë tjetër!

Kur themi frikë jo, kujdes po, fjala kujdes në këtë luftë ka fytyrën e prindërve tanë!”, tha Rama. 

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *