Ditën e nesërme do të nisë vaksinimi në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

“Lajm i mirë. Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”, ka shkruar Rama në Facebook.

Gjatë ditës së sotme, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se të parët që do marrin vaksinën do të jenë bluzat e bardha në spitalet COVID.

“Ajo çka pritet tani është fillimi i vaksinimit dhe ne e kemi thënë do të fillojmë me ata të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte, me mjekët, me infermierët në spitalet COVID, me punonjësit e urgjencave, të cilët janë në frontin e parë dhe po vijojnë këtë betejë me këtë armik të padukshëm”, tha Manastirliu në një vizitë në spitalin rajonal të Durrësit.